Lajme Zone
Bashkitë e vogla kundër shkrirjes! Përfundon takimi i Ramës me krerët e bashkive në Vlorë pas më shumë se 4 orësh
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Bashkitë e vogla kundër shkrirjes! Përfundon takimi i Ramës me krerët e bashkive në Vlorë pas më shumë se 4 orësh

Ka përfunduar pas 4 orësh e 30 minutash diskutime takimi i Kryeministrit Rama me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës.

Ka përfunduar pas 4 orësh e 30 minutash diskutime takimi i Kryeministrit Rama me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës. Gjatë mbledhjes, kryetarët e bashkive kanë paraqitur problematikat dhe sfidat me të cilat përballen njësitë vendore, ndërsa është diskutuar edhe mbi mënyrën e organizimit territorial dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Reforma territoriale, ecuria e saj ndër vite dhe nevoja për një administrim më efikas të bashkive ishin ndër çështjet kryesore të trajtuara gjatë takimit. Raportohet se në takim morën pjesë rreth 20 kryetarë bashkish, mes tyre ata që përfaqësojnë Durrësin, Shkodrën, Elbasanin, Korçën, Beratin, Vlorën, Gjirokastrën, Klosin, Rrogozhinën, Dimalin dhe bashki të tjera të vogla, të cilat kanë kundërshtuar planet për shkrirjen e tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb