Bashkia e Tiranës Bashkia e Tiranës ka reaguar pas largimit masiv të punonjësve qe mbanin pozicione drejtuese në administratë.
Në një deklaratë për mediat, Bashkia e Tiranës ka dënuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama paraditen e sotme në Asamblenë e Tiranës, duke i cilësuar si ndërhyrje politike të në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të bashkisë, si dhe presionin publik ndaj drejtuesve të administratës.
Në deklaratë Bashkia thekson se, nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit dhe se, emërimet dhe shkarkimet në administratë janë kompetenca që ushtrohen në përputhje me ligjin dhe jo sipas interesave personale.
Deklarata për shtyp e Bashkisë: “Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.
Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139.2015.
Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale.
Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë.
Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës.
Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues. Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj.”/CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

