Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas daljes nga ambientet e SPAK, Gaçi nuk ka dhënë asnjë koment për mediat.
Ndërkohë, avokati i tij, Gurali Brahimllari, ka sqaruar se Gaçi është paraqitur në SPAK në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.
“Është në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, kërkuam të njihemi me aktet”, deklaroi Brahimllari për gazetarët.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me çështjen për të cilën Gaçi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

