Lajme Zone
Bartholomeu I takon Papa Leon/ Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës viziton Vatikanin
BotëCNA

Bartholomeu I takon Papa Leon/ Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës viziton Vatikanin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u k...

Papa Leo XIV ka pritur në një vizitë në Vatikan, Patriarkun Ekumenik Bartholomeu.

Primati i Orthodhoksisë dhe Papa gjatë takimit të tyre diskutuan mbi çështje me interes të përbashkët, ku në thelb ishte jeta e dy kishave dhe sfidat e botës moderne.

Patriarku Ekumenik gjatë vizitës i uroi Papa Leos shërim të shpejtë, pasi javën e kaluar iu nënshtrua një operacioni.

Gjatë kësaj vizite, Patriarku Ekumenik mori titullin doktor honoris causa në Teologji në Angelicum.

Me tej zbulohen detaje të itinerarit të vizitës që do të ndjekë Patriarku Ekumenik Bartholomeu I.

Më 26 tetor patriarku do të bëjë pelegrinazh në Loreto, ku do të bekojë ikonën e re bizantine të Nënës së Zotit.

Në Asis, më 27 tetor, do të marrë pjesë në takimin “Paqja e paarmatosur”, në të cilën do të duhej të merrte pjesë edhe Papa, por për shkak të operacionit të fundit, nuk do të jetë i pranishëm.

Më tej, Bartholomeu do të mbajë një leksion në Universitetin Oriental, ku ai ka qenë student.

Vizita e fundit e patriarkut në Romë ishte në 18 maj të vitit 2025, ku mori pjesë në kremtimin e Papa Leo XIV pas zgjedhjes së tij.

Patriarku vizitoi edhe varrin e Papa Françeskut me të cilin kishte një lidhje të veçantë afeksioni dhe vëllazërie.

Me Papa Leo XIV, takimi i fundit ishte në Turqi, në nëntor të vitit të kaluar, për të përkujtuar 1,700 vjetorin e Këshillit të Nicaeas./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.