Lajme Zone
Bardhi zbardh takimin me të Ngarkuarën e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn
PolitikëEuronews Albania

Bardhi zbardh takimin me të Ngarkuarën e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn. Takimi u zhvillua në nisje të sesionit të ri parlamentar. Përmes një njoftimi për shtyp, Bardhi bëri të ditur se me përfaqësuesen e Ambasadës amerikane diskutoi mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet e sesionit të ri dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Bardhi vlerësoi rolin e SHBA-së si një aleat strategjik dhe të çmuar për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë”, shprehet Bardhi në njoftimin e tij. Kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe SHBA-ja qëndrojnë së bashku si aleatë në NATO dhe se mbetet e nevojshme vijimi i forcimit të partneritetit mes dy vendeve. Takimi vjen në një moment kur Kuvendi ka nisur sesionin e ri parlamentar, ndërsa marrëdhëniet me partnerët strategjikë vijojnë të jenë pjesë e axhendës politike shqiptare.