Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë


Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për dhunë ndaj qytetarëve të shoqëruar gjatë tubimit të një dite më parë. Një prej protestuesve pretendoi se personat e arrestuar janë fyer dhe keqtrajtuar në momentin e shoqërimit dhe në komisariate.

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për dhunë ndaj qytetarëve të shoqëruar gjatë tubimit të një dite më parë. Një prej protestuesve pretendoi se personat e arrestuar janë fyer dhe keqtrajtuar në momentin e shoqërimit dhe në komisariate. Sipas tij, gjatë përplasjeve të së enjtes, protestuesit tentuan të çanin gardhin e policisë, ndërsa në terren u përballën me efektivët e forcave “Shqiponja”. “Dje në orën 12 nisën arrestimet, por ne qëndruam për të çarë gardhin e policisë. Përballë kishim ‘Shqiponjat’ që janë me Ramën, ndërsa në komisariate është ndryshe. Dje i kanë torturuar të arrestuarit. Të merr tjetri për krahu, të fut në furgonin e policisë dhe të shan familjen”, u shpreh protestuesi, duke ngritur akuza për sjelljen e efektivëve. Ai e cilësoi policinë si mbështetëse të kryeministrit dhe deklaroi se, sipas tij, bashkimi i qytetarëve është e vetmja mënyrë për t’i bërë përballë qeverisë. “Ndaj këto janë fytyrat e Edi Ramës, ajo është policia e Ramës. Pa ata, ai nuk qëndron dot në pushtet. Nuk kemi rrugë tjetër veç bashkimit për t’i rezistuar kësaj sfide”, tha ai.

Protestuesi kritikoi edhe opozitën, duke përmendur kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe kreun e kësaj partie, Sali Berisha. Ai i akuzoi për mungesë të qëndrimit të vendosur ndaj qeverisë, duke përdorur ironi për qendrimin e tyre ditën e djeshme në Kuvend, ku edhe u votua reforma territorial.

“Ku është opozita? Gaz Bardhi m’u duk si zjarrfikës dje, duke lagur deputetët, ndërsa Berisha m’u duk si komandant i zjarrfikëses. Këta janë bashkë. Duhet të ishin futur në grevë urie, ndaj janë deputetë. Ai parlament nuk na përfaqëson, me 140 vetë që ka brenda”, përfi protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb