Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë diskutimeve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi akuzon Ramën se e përdor Kosovën për propagandë politike, ndërsa sipas tij, në institucionet ndërkombëtare nuk mban të njëjtin qëndrim. “Edi Rama e përdor Kosovën për propagandë ditore, por kur vjen puna te qëndrimet në institucionet ndërkombëtare, fjalët mungojnë”, shkruan Bardhi. Ai pretendon se gjatë diskutimeve në OKB, Rama nuk e ka përmendur Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo liderët e saj. Bardhi thekson se, sipas tij, për Kosovën nuk mjaftojnë deklaratat politike, por nevojitet një qëndrim i qartë i Shqipërisë dhe mbështetje konkrete në institucionet ndërkombëtare. “Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje”, përfn reagimin e tij kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit në Facebook;
Edi Rama e përdor Kosovën për propagandë ditore, por kur vjen puna te qëndrimet në institucionet ndërkombëtare, fjalët mungojnë. Gjatë diskutimeve në OKB , Edi Rama nuk e përmendi asnjëherë Kosovën, UÇK-në apo liderët e saj.
Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor. Ajo që vlen është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare. Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Gazment Bardhi

