Lajme Zone
Banorët shtrojnë vetë rrugën në Gjoroven: Shteti nuk ka bërë asgjë
EkonomiJOQ Albania

Banorët shtrojnë vetë rrugën në Gjoroven: Shteti nuk ka bërë asgjë

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania gjendjen e një rruge në zonën e Gjorovenit, në Bashkinë Berat, e cila, sipas tij, prej kohësh nuk ka marrë asnjë ndërhyrje nga institucionet.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania gjendjen e një rruge në zonën e Gjorovenit, në Bashkinë Berat, e cila, sipas tij, prej kohësh nuk ka marrë asnjë ndërhyrje nga institucionet.

Sipas qytetarit, për shkak të mungesës së investimeve dhe mirëmbajtjes, banorët janë detyruar të ndërhyjnë vetë për të shtruar rrugën dhe për ta bërë atë të kalueshme për automjetet.

“Banorët e Gjorovenit në Berat po e shtrojmë rrugën vetë, sepse shteti nuk ka bërë asgjë”, shprehet ai.

Qytetari tregon se banorët po punojnë me forcat e tyre për përmirësimin e rrugës, pasi, sipas tij, deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Ai shpreh gjithashtu pakënaqësinë për mungesën e reagimit institucional, duke ironizuar se banorëve u kërkohet të votojnë dhe të presin ndryshime, ndërsa problematikat e përditshme vijojnë të mbeten pa zgjidhje.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për përmirësimin dhe sistemimin e rrugës, e cila është e rëndësishme për lëvizjen e përditshme të komunitetit.