Lajme Zone
Banorët e Spitallës në protestë/ Jetojnë mes rrugëve të prishura, ujërat e zeza u vërshojnë në banesa
PolitikëSyri

Banorët e Spitallës në protestë/ Jetojnë mes rrugëve të prishura, ujërat e zeza u vërshojnë në banesa

SYRI TV Banorët e Spitallës në Durrës janë ngritur në protestë këtë të premte. Banorët kanë denoncuar se rruga kryesore e ndërtuar  vetëm 1 vit më parë është dëmtuar në segmente të ndryshme të saj. Ata kanë ngritur një tjetër problematikë që i shoqëron prej vitesh, ku e gjithë zona mbytet nga ujërat e zeza pasi kolektorët janë bllokuar nga mos pastrami.

SYRI TV Banorët e Spitallës në Durrës janë ngritur në protestë këtë të premte. Banorët kanë denoncuar se rruga kryesore e ndërtuar vetëm 1 vit më parë është dëmtuar në segmente të ndryshme të saj. Ata kanë ngritur një tjetër problematikë që i shoqëron prej vitesh, ku e gjithë zona mbytet nga ujërat e zeza pasi kolektorët janë bllokuar nga mos pastrami. Banorët i kanë bërë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë dhe t’iu japin zgjidhje problematikave të tyre, teksa kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.Lexo edhe:6 punime artizanale të harruara të viteve ’80 që na mungojnë Banorët e Spitallës prej kohësh po përballen me probleme të ndryshme infrastrukturore, por kërkesat dhe problemet e tyre nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria socialiste dhe Bashkia e Durrësit.