Lajme Zone
Banorët e Qafë Gjashtës 3 muaj pa ujë, mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë dështon për mungesë të grupit të PD, reagimet: Na gënjejnë e na përcjellin!
PolitikëReport TV

Banorët e Qafë Gjashtës 3 muaj pa ujë, mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë dështon për mungesë të grupit të PD, reagimet: Na gënjejnë e na përcjellin!

Banorët e Qafë Gjashtës prisnin përgjigje për krizën e ujit, por mbledhja e së premtes u shty për mungesë të këshilltarëve të grupit të Partisë Demokratike

Banorët e Qafë Gjashtës, që prej rreth tre muajsh thonë se janë pa ujë, dolën edhe një herë pa përgjigje. Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku pritej të diskutohej pikërisht situata e furnizimit me ujë, dështoi për shkak të mungesës së këshilltarëve të grupit të Partisë Demokratike, ndërsa numri i pamjaftueshëm i anëtarëve të pranishëm bëri që ajo të shtyhej për një datë tjetër. Pika e parë e rendit të ditës parashikonte një informacion nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë mbi situatën e furnizimit me ujë, problematikat aktuale dhe masat e marra për garantimin e furnizimit të rregullt të qytetarëve. LEXO edhe...Humb 53-vjeçari në Delvinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur! Për herë të fundit u pa duke u nisur për në Sarandë (EMRI) Pas shtyrjes së mbledhjes, banorët shprehën pakënaqësinë e tyre, duke thënë se po përballen prej muajsh me mungesën e ujit dhe se nuk po marrin asnjë zgjidhje. “Kemi vajtur tek Ujësjellësi 150 herë. Na përcjellin e na gënjejnë duke thënë ‘do testojmë linjën e re e linjën e vjetër’. Erdhëm këtu tek mbledhja, një grup ikën majtas, një grup djathtas. Tallen me ne. U bë kaq kohë që tallen. Unë kam blerë 450 mijë lekë ujë për një muaj e gjysmë. Ku të ankohemi?”, tha një prej banorëve. “Kemi 3 muaj pa ujë. Jemi në mjerim. Nuk kërkojmë lëmoshë. Këta nga taksat tona i marrin rrogat. Për 3 muaj marrin makina nga 300 mijë euro. S’kemi ujë. Është turp që në vitin 2026 të blejmë ujë akoma”, u shpreh një tjetër. “Ne shkojmë çdo dy ditë tek ujësjellësi dhe na përcjellin. Nuk na hapin as telefonin”, thanë banorët njëzëri “Kryeministri bëri mbledhje mbrëmë dhe tha ‘ç’keni ju, ne na keni në krah’. Po mbase ai nuk i di këto. Nuk ia thonë. E gënjejnë”, tha një tjetër. U.D/ReportTv.al keshilli bashkiak uje i pijshem sarande Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 62.4% 100 bashki (PD) 13.8% 61 bashki (si sot) 23.8% Vota total: 189 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?