Lajme Zone
Banorët e Memaliajt protestojnë kundër Reformës Territoriale: Nuk bashkohemi me Tepelenën!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Banorët e Memaliajt protestojnë kundër Reformës Territoriale: Nuk bashkohemi me Tepelenën!

Banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë kundër ndryshimeve të propozuara nga PS-ja në kuadër të Reformës Territoriale, që parashikojnë bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Tepelenës.

Banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë kundër ndryshimeve të propozuara nga PS-ja në kuadër të Reformës Territoriale, që parashikojnë bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Tepelenës. Qytetarët shprehen kundër kësaj nisme, duke argumentuar se shkrirja e bashkive do të sjellë rritje të kostove dhe vështirësi më të mëdha për banorët, për shkak të shtrirjes së gjerë territoriale të zonës. Sipas tyre, largimi i shërbimeve vendore dhe përqendrimi i administratës në një tjetër qendër do të ndikojë negativisht te qytetarët, veçanërisht te banorët e zonave më të thella. Protestuesit kërkojnë që Bashkia Memaliaj të vijojë të funksionojë si njësi më vete e qeverisjes vendore, duke kundërshtuar çdo ndryshim që, sipas tyre, cenon aksesin e qytetarëve në shërbime publike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb