Lajme Zone
PolitikëReport TV

Banorët e Marinzës kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për qiratë e tokave! Bufi premton negociatat me ‘Bankers’


Më 12 gusht, dhjetëra banorë të zonës Patos-Marinëz protestuan para zyrave te Bankers Petroleum. Rreth 800 familje nga Marinëza, Belina, Sheqishta, Zharrëza, Kallmi, Frashëri dhe Kumani preken nga problematika dhe kërkuan respektimin e kontratave.

ROSKOVEC – Përplasja mes banorëve të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë dhe kompanisë Bankers Petroleum për pagesën e qirave të tokave ka kaluar në një tjetër fazë. Pas protestës së ditëve të fundit, pesë banorë, përfaqësues të fshatit Marinzë, janë pritur sot në një takim nga kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Takimi ishte konsultues dhe në qendër të tij janë kërkesat e banorëve ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Banorët i kërkuan kryetares së bashkisë ndërhyrjen e institucionit për çështjen e qirave të tokave ku kompania ushtron aktivitetin e saj dhe ka të instaluara puse nafte. LEXO edhe...Iu sekuestruan mbi 20 mln dollarë dhe 60 kg flori, kush është 'balena' e sektorit të naftës në Irak që ofroi 200 mln dollarë ryshfet për të blerë lirinë Tokat e tyre, banoret ua kanë dhënë me qira Bankers kundrejt shumës 400 mijë lek në vit. Por, së fundmi, kompania u ka komunikuar se pagesa do të reduktohet në rreth 250 mijë lek në vit. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga pronarët e tokave, të cilët kërkojnë respektimin e marrëveshjeve të dakordësuara më parë. Banorët i kanë kërkuar kryetares se Bashkisë Roskovec të ndërhyjë për të garantuar një dialog mes palëve. Në përfundim të takimit, kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e ka cilësuar takimin si konsultues me banorët e Marinzës, në kuadër të protestës dhe kërkesave që ata kanë ndaj Bankers Petroleum. “Pas kësaj, ne si institucion do të vazhdojmë komunikimin zyrtar me kompaninë Bankers”, është shprehur Bufi për Report TV. Më 12 gusht, dhjetëra banorë të zonës Patos-Marinëz protestuan para zyrave te Bankers Petroleum. Rreth 800 familje nga Marinëza, Belina, Sheqishta, Zharrëza, Kallmi, Frashëri dhe Kumani preken nga problematika dhe kërkuan respektimin e kontratave. Në mungesë të një zgjidhjeje, ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e aktivitetit në puset e naftës. Në këtë situatë, takimi i sotëm me drejtuesen e Bashkisë Roskovec shënon përfshirjen e institucionit vendor në përpjekjen për të ndërmjetësuar dialogun mes banorëve dhe kompanisë. R.Xh/E.H/ReportTv.al Bankers Petroleum Majlinda Bufi patos marinze nafta Roskovec Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.7% Social media 16.6% Vota total: 2400 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?