Lajme Zone
Banorët e Maliqit kundër Reformës Territoriale: Jo bashkim me Korçën! Ne, kurban i politikës (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Banorët e Maliqit kundër Reformës Territoriale: Jo bashkim me Korçën! Ne, kurban i politikës (VIDEO)

Me 81 fshatra dhe 7 njësi administrative bashkia e Maliqit pritet që t’i bashkohet bashkisë së Korçës sipas propozimit të maxhorancës për reformën administrativo-territoriale. Bashkia, që numëron rreth 31 mijë banorë, është e treta nga madhësia në qarkun juglindor dhe ndër më të mëdhatë që preket nga harta territoriale. Fshati më i largët malor në Maliq është Dushari ku një banori, i duhet të udhë

Me 81 fshatra dhe 7 njësi administrative bashkia e Maliqit pritet që t’i bashkohet bashkisë së Korçës sipas propozimit të maxhorancës për reformën administrativo-territoriale. Bashkia, që numëron rreth 31 mijë banorë, është e treta nga madhësia në qarkun juglindor dhe ndër më të mëdhatë që preket nga harta territoriale. Fshati më i largët malor në Maliq është Dushari ku një banori, i duhet të udhëtojë me orë të tëra drejt Korçës për shkak të infrastrukturës, ndërsa Podgoria, fshati më i largët në distancë nga Korça, është rreth 35 km. LEXO edhe...Mero Baze: Kryengritja e kryetarëve që s'kanë asnjë kompetencë Kjo, bën që banorët të shprehin kundërshtime të forta për shkrirjen, pa fshehur frikën se tashmë shërbimet do të jenë shumë larg tyre. "Unë si banor i Maliqit mendoj se po bëhet politikisht. Në 30 vite politika nuk ka qenë në interes të qytetarëve. Maliqi nuk është trajtuar si duhet, nuk është menaxhuar mirë, kurban i politikës",- thotë një banor. "Qytetarët do të kishin krizë direkt, është distanca shumë larg me Korçën. Kjo politikë është zhgënjyese",- thotë një tjetër. "Te shërbimet është problem", deklaron një qytetar. "I kemi këtu shërbimet, të ikim në Korçe thoni ju?", pyet me shqetësim një tjetër. Bashkia e Maliqit nën administrimin e saj ka fushën e dytë më të madhe bujqësore në vend me një sipërfaqe 24 mijë hektarë tokë bujqësore. Kryesisht me kulturat e drithërave, pemëtarisë dhe perimeve. Jurgen Isullfari, banor i zonës thotë se shkrirja, do të reflektojë pasoja edhe në bujqësi, sektori kyç që i sjell të ardhura banorëve të bashkisë. 'Në momentin që do shkrihet bashkia, do shkrihet qyteti dhe do ndikojë në sektorë si bujqësia. Do ndikojë te fermerët. Lidhja me korcën do bëhet më e largët. Të heqin dorë nga kjo reformë. I drejtohem maznikut, I kam bërë apel edhe në dëgjesat që kemi zhvilluar, është bashki e madhe dhe e fortë, nuk plotëson asnjë kriter për shkrirjen",- thotë Jurgeni. Qarku juglindor përbëhet aktualisht nga 6 bashki duke nisur nga Korça, Pogradeci, Maliqi, dhe tre bashkitë me popullsi më të vogël, Devolli, Kolonja dhe Pusteci. Me ndarjen e re, PS sugjeron shkrirjen e 15 bashkive, duke çuar numrin e tyre nga 61 në 46. Ajo insiston se reduktimi i numrit të bashkive nuk do të çojë në largimin e shërbimeve pasi një nga nënkryetarët do të qëndrojë në godinën e bashkisë aktuale. Ndërsa me prishjen e konsensusit në komisionin e posaçëm edhe PD ka nxjerrë variantin e saj për ndarjen e vendit në 100 bashki. Harta e re e maxhorancës, është kundërshtuar nga banorët e disa bashkive që preken nga shkrirja, ndërsa në mbështetje të tyre kanë dalë edhe kryebashkiakët, duke kërkuar që deputetët të mos e votojnë në Kuvend. Ora 20:50 ‘Jo bashkimit me Korçën’- Banorët e Bashkisë Maliq ngrihen në protestë, kundërshtojnë propozimin e PS për hartën e re territoriale Banorët e Bashkisë Maliq dolën këtë të diel në protestë kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Korçës.Dhjetëra qytetarë u mblodhën përpara godinës së Bashkisë Maliq, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara nga PS në hartën administrative.Protestuesit kërkuan që Bashkia Maliq të ruajë statusin e saj si njësi vendore më vete, duke argumentuar se bashkimi me Korçën do të dëmtonte përfaqësimin dhe interesat e komunitetit lokal.Gjatë protestës, pjesëmarrësit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kjo kauzë dhe paralajmëruan vijimin e ‘betejës’ deri në tërheqjen e çdo propozimi që cenon ekzistencën e Bashkisë Maliq si njësi administrative e pavarur.Ndër të tjera protestuesit shprehën keqardhje dhe zhgënjim për mungesën e punonjësve të administratës së Bashkisë Maliq në protestë.Sipas tyre, kjo çështje i prek të gjithë dhe kërkon angazhimin e çdo institucioni dhe qytetari në mbrojtje të statusit të bashkisë. Share K.M/R.Xh/ReportTv.al reforma territoriale Korce maliq Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 28% Vota total: 3241 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?