Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Banorët e Divjakës për të 6-ën mbrëmje në protestë kundër ‘Territoriales’, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën! Kërkojnë ndihmën e deputetëve të zonës për anulimin e projektit (VIDEO)


Në protestën e mbrëmjes së djeshme ku kanë kundërshtuar bashkimin e Bashkisë Divjakë me Lushnjën, banorët e Divjakës kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet derisa qeveria të anulojë projektin për hartën e re territoriale.

Banorët e Divjakës janë ngritur për të gjashtën mbrëmje ditën e djeshme në protestë kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale. Divjakasit janë të vendosur të vazhdojnë të shprehin kundërshtinë e tyre për shkrirjen e bashkisë Divjakë me bashkinë Lushnje, e cila parashikohet në propozimin e paraqitur nga PS. Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, përveç kundërshtisë me reformën territoriale, banorët kërkojnë mbështetjen e deputetëve që kanë marrë votat e tyre si majtas dhe djathtas që shkrirja e bashkisë Divjakë të mos realizohet. LEXO EDHE:Ben Blushi: Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun? Gjithashtu ata janë shprehur se do të vijojnë protestën derisa qeveria të anulojë projektin për bashkimin e Divjakës me Lushnjen. Në përfundim protestuesit vazhduan ritualin e përnatshëm duke marshuar rrugëve të qytetit të Divjakës. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: proteste reforma territoriale divjakë lushnje Fier Komente Komento Kastriot: 06/08/2026 09:06 LUSNJA JONE QYTET PASTMASI KAPI LEPRIN E PERPLASI Përgjigju Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.9% Jo 60.2% Nuk e di 4.9% Vota total: 1119 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?