Qytetarë dhe biznese kanë trokitur më shpesh në dyert e bankave në gjysmën e parë të këtij vitit për të marrë kredi. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga janari deri në fund të qershorit bankat kanë aprovuar kredi me vlerë 2.3 miliardë euro, që është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vlera e kredisë së re të dhënë për ekonominë është rritur me 214 milionë euro, duke sinjalizuar një kërkesë më të lartë për financim. LEXO edhe...VKM/ ‘Stop’ zhurmave e ndotjes! Pezullohen ndërtimet në zonat turistike gjatë sezonit, lejohen vetëm ndërhyrje të vogla gjatë orarit 08:00-17:00 Sipas shpërndarjes sektoriale, pjesën më të madhe të financimit e ka përfituar tregtia me shumicë dhe pakicë, me 630 milionë euro kredi të reja. Në vend të dytë renditet industria përpunuese, e cila ka marrë 215 milionë euro financim, ndërsa sektori i ndërtimit ka përfituar 178 milionë euro. Kërkesa në rritje për hua nga bizneset sipas bankave është për të gjithë komponentët si për investime ashtu edhe për kapital qarkullues. Edhe kreditimi i individëve mbetet një nga komponentët kryesorë të portofolit të ri të bankave. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, qytetarët morën 786 milionë euro kredi, duke dëshmuar kërkesë të lartë si për blerje banesash ashtu edhe për financimin e konsumit. Bankat thonë se kërkesa e lartë për kredi nga qytetarët në këtë periudhë është nxitur edhe nga procesi i rivlerësimit, ndërsa presin që edhe në tremujorin e tretë të këtij vitit kërkesa për hua nga qytetarët të jetë e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e banesave KREDIA E RE PËR EKONOMINËJanar-Qershor 2025 2,171 mln euroJanar-Qershor 2026 2.385 mln euroDiferenca +214 mln euro KREDIA SIPAS SEKTORËVE/INDIVIDËTTregtia me shumicë/pakicë 630 mln euroIndustria përpunuese 215 mln euroNdërtimi 178 mln euroIndividët 786 mln euro SI.E./ReportTv.al tregtia industria ndërtimi kredi banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 61.3% 100 bashki (PD) 14.9% 61 bashki (si sot) 23.8% Vota total: 773 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?

