Banka e Shqipërisë ka rishikuar interesat maksimale për kreditë konsumatore. Sipas të dhënave zyrtare interesin për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë dhe ato nga 600 mijë lekë deri 2 milionë lekë do të jetë më i ulët se në gjashtëmujoren e parë të vitit, ndërsa janë rritur interesat për vlerat e tjera. *** Qytetarët që do t’i drejtohen institucioneve bankare dhe jo bankare për të marrë kredi konsumatore me vlerë deri 200 mijë lekë, do të paguajnë më pak interes, pasi Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë tavanin për interesat maksimale që do të aplikohen për këto hua. LEXO EDHE:BSH bleu 95.5 mln euro në tregun valutor në tremujorin e parë, gati 3 herë më shumë se në 2025-ën, por rënia e monedhës evropiane nuk ndalet Konkretisht për kredinë nga 0-200 mijë lekë, interesi maksimal ku përfshihen të gjitha kostot për një kredimarrës (komisione, interesa etj), do të jetë afro 51.3%, nga 54.8% që ishte. Gjithashtu është rishikuar në ulje edhe interesi që do të aplikohet nga subjektet jo-banka ndaj qytetarëve që do të marrin kredi në shumat nga mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë, pasi interesi maksimal do të jenë 14.4 nga 14.7%. Ndërsa për huatë nga 200 deri në 600 mijë lekë është rritur nga 35.4% që ishte, prej 19 korrik është rritur në 37.4%. Kurse ata që marrin kredi konsumatorë mbi 2 milionë lekë deri 10 milionë do e kenë interesin maksimal 12.4% nga 11.94% që ishte për gjashtëmujorin e parë të vitit. Këto interesa do të jenë në fuqi deri në fund të 2026-ës, dhe në janar të vitit të ardhshëm rishikohen përsëri. Prej 5 vitesh Banka e Shqipërisë cakton çdo gjashtëmujor normën maksimale të interesit, pas abuzimeve që këto institucione jo-bankare bënin me interesat e kredive konsumatore që merrnin qytetarët, për shkak se e japin më shpejt huanë dhe nuk kërkojnë kolateral. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë në 2022-shin kur nisi zbatimi i rregullores, norma maksimale e interesit për kreditë deri 200 mijë lekë arrinte në 171.41%. INTERESI MAKSIMAL PËR KREDINË KONSUMATORE Ishte Bëhet0 - 200.000 Lekë 54.80% 51.37%200.001 - 600.000 Lekë 35.43% 37.40%600.001 - 2 mln Lekë 14.71% 14.46%2 - 10 mln Lekë 11.94% 12.46% K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: kredi konsumatore banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 3096 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
