Në takimin me përfaqësues të sektorit bankar, kryeministri Edi Rama shprehur solidaritet me ta pas dëmeve të shkaktuara ndaj bankave si pasojë e dhunës në protestat që kanë përfshirë Tiranën ditët e fundit. Rama tha se Banka e Shqipërisë nuk u sulmua as në 1997, ndërsa theksoi se do të adresojë problemet duke i nxjerrë një për një detyrat
“Jam këtu për t”iu shprehur gjithë solidaritetin lidhur me këtë kaq kritik që po kalojmë. Kjo do kalojë por ne nuk do harrojmë ka shumë detyra që dalin përpara nesh.
Ka detyra për të adresuar problematikat e atyre që janë në protestë paqësisht por edhe të shumë të tjerëve që i mbështesi ata që janë në protestë, por jo dhunën, jo gurin. Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në 1997, se nuk kishte banka të tjera, të tjerat ishin Sudja me Xhaferrin. Banka e Shqipërisë sot është e gjuajtur me gurë. Ne do i adresojmë problemet duke i nxjerrë një për një detyrat. Me avancimin e mëtejshëm të ligjit për strehimin social të përballueshëm,” u shpreh Rama, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e bankave me avancimin e ligjit për strehimin social të përballueshëm.
“Me avancimin e mëtejshëm të ligjit për strehimin social të përballueshëm. Adreson edhe problematikën e studentëve, që në programin e qeverisë dhe më pas një muaj më pas, materializuam këtë draft duke krijuar një qasje krej të re në raport me rritjen e cmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar qiratë në Tiranë. Qeveria do futet për të paguar 50 % të qerasë për gjithë ata studentë që plotësojnë kushtet.
Nga ana tjetër janë pjesë të tjera të ligjit, për kredi me interes zero për ciftet e reja për aparament në një cmim të caktuar, apo me interes 3 %. Është një ligj që sjell mbështetje për disa mijëra apartamente në vit në Tiranë aty ku është edhe kjo sfidë më e madhe” theksoi Rama./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet bankatramasudjaxhaferri

