Lajme Zone
“Banditë me uniformë”, Këlliçi dhe Blushi përplasen me policinë në nisje të protestës
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Banditë me uniformë”, Këlliçi dhe Blushi përplasen me policinë në nisje të protestës

Janë shënuar tensione pranë Kryeministrisë në nisje të protestës kundër qeverisë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit. Pas incidentit, Këlliçi ka reaguar i revoltuar ndaj veprimeve të policisë, pasi sipas tij efektivët kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm në zonë dhe

Janë shënuar tensione pranë Kryeministrisë në nisje të protestës kundër qeverisë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit. Pas incidentit, Këlliçi ka reaguar i revoltuar ndaj veprimeve të policisë, pasi sipas tij efektivët kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm në zonë dhe kanë ndërhyrë edhe ndaj deputetëve.

Ai solli si shembull rastin e pedagogut Aleksandër Biberaj, i cili ishte duke ecur në rrugë kur u ndalua nga policia për shkak të perimetrit të sigurisë.

Këlliçi i cilësoi efektivët “banditë me uniformë” dje i akuzoi se po pengojnë qytetarët të lëvizin në rrugët e kryeqytetit.

Belind Këlliçi: Ishte pedagogu Aleksandër Biberaj, po ecte në rrugë, nuk po e lejonin që të ecte për momentin, e kishin bllokuar. Nuk e lejonin, sepse ka urdhër për të mos kaluar. Nuk kishin asnjë dokument, asgjë.

E njëjta gjë edhe me një qytetar që po ecte me biçikletë në rrugë. Nuk e lejonin, sepse kanë vendosur perimetër sigurie.

Këta nuk kanë asnjë vendim dhe vijnë e kapin me duar edhe deputetët, edhe në rastin e sekretarit të përgjithshëm të PL-së, edhe në rastin tim. Vijnë e flasin me ne sikur jemi ne banditët.

Kush janë këta, mo? Banditë me uniformë, që mbrojnë nga mëngjesi në darkë kriminelët në qeveri. I lejuan.

Sepse duhet të vijnë deputetët këtu. Ka përfunduar Shqipëria, që në mes të Tiranës të vijnë deputetët që të lejojnë njerëzit të ecin në rrugë? Është çmenduri. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm