Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Banditë me uniformë, janë lëshuar në terren civilët”, Ilirjana Kuçana: Më përndjekin! Poshtë banesës time…


Pedagogia Ilirjana Kuçana, e ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ka denoncuar atë që e cilëson si ndjekje dhe survejim nga persona civilë, të cilët sipas saj qëndrojnë pranë banesës së saj dhe monitorojnë lëvizjet e saj, pas episodeve të protestës.

Pedagogia Ilirjana Kuçana, e ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ka denoncuar atë që e cilëson si ndjekje dhe survejim nga persona civilë, të cilët sipas saj qëndrojnë pranë banesës së saj dhe monitorojnë lëvizjet e saj, pas episodeve të protestës. Kuçana u shpreh se asgjë nuk do ta ndalojë të qëndrojë në krah të studentëve, pavarësisht presionit që pretendon se po përjeton prej disa ditësh me urdhër të kryeministrit Edi Rama. “Prej ditësh jam në përndjekje nga njerëzit e Ramës. Poshtë shtëpisë janë civilë të Akademisë së Rendit, që ruajnë ku hyj, ku dal dhe kë takoj”, deklaroi pedagogia. Ajo komentoi edhe arrestimin e saj gjatë protestave, duke e cilësuar shoqërimin nga policia si të turpshëm. Sipas Kuçanës, ajo u mbajt për tetë orë dhe nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm, por ishte ndërhyrë për të ndihmuar dy të rinj. “Unë nuk kam bërë asgjë, as nuk më ka përzënë kush nga protesta, as nuk më ka hedhur kush në Lanë, as nuk jam akuzuar për korrupsion. Jam shoqëruar nga policia duke shpëtuar dy të rinj”, tha ajo, duke e cilësuar policinë “banditë me uniformë”. Gjatë intervistës, Kuçana u shpreh gjithashtu se kryeministri Edi Rama do të largohet shumë shpejt dhe parashikoi se brenda muajit do të përfjë në SPAK. Ajo pretendoi se në janar do të hapet një çështje hetimore për Zvërnecin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb