Lajme Zone
Bandat shqiptare hapin “biznesin” e fermave të kanabisit në Britani
Të tjeraJOQ Albania

Bandat shqiptare hapin “biznesin” e fermave të kanabisit në Britani

Bandat kriminale shqiptare në Britani po përdorin një mënyrë të re për të organizuar kultivimin e paligjshëm të kanabisit, duke ofruar ndërtimin dhe funksionalizimin e fermave në banesa. Sipas një raportimi të GB News, shërbimet reklamohen në rrjetet sociale dhe u drejtohen kryesisht shqiptarëve në Britani. Grupet ofrojnë gjithashtu çmontimin e ambienteve pas përfundimit të kultivimit, duke e rikthyer banesën në gjendjen e mëparshme.

Sipas medias britanike, ekipet kriminale sigurojnë pajisjet e nevojshme dhe brenda pak orësh përshtatin ambiente të tëra për kultivim. Raportimi thotë se bandat modifikojnë instalimet elektrike, sistemet e ujitjes dhe izolimin e banesave, ndërsa vendosin edhe masa sigurie për të mbrojtur ambientet nga grupet rivale dhe ndërhyrjet e policisë. Një burim i cituar nga GB News e ka përshkruar këtë aktivitet si një shenjë të sofistikimit në rritje të grupeve kriminale.

Sipas raportimit, grupet shqiptare kanë zgjeruar ndjeshëm ndikimin në tregun e paligjshëm të kanabisit në Britani gjatë dekadës së fundit. Media britanike e lidh aktivitetin me përplasjet mes grupeve kriminale dhe dhunën që shoqëron kontrollin e tregut. Raportimi thekson gjithashtu se tregtia e paligjshme e kanabisit në Britani vlerësohet në miliarda paund në vit, duke e bërë atë një burim të rëndësishëm të ardhurash për rrjetet kriminale.