Ish-Presidenti Bamir Topi u paraqit këtë të hënë në SPAK për të dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor për dosjen "Partizani", një nga çështjet më të bujshme që po shqyrtohet nga drejtësia. Topi u thirr në cilësinë e dëshmitarit, pasi emri i tij lidhet me disa zhvillime institucionale të asaj periudhe.
Por, përtej pyetjeve të prokurorëve dhe interesit për atë që tha brenda godinës së SPAK, jashtë syri i kamerave kapi diçka tjetër.
Djersë! Shumë djersë.
Temperaturat përvëluese nuk kursyen as ish-kreun e shtetit, i cili u pa teksa dilte nga godina me fytyrën dhe këmishën e lagur nga vapa...ose nga pyetjet e prokurorëve të SPAK. Në një ditë ku Tirana po "zien", edhe kostumi presidencial nuk i bëri dot ballë korrikut ose SPAK-ut.

