Lajme Zone
“Balluku”/ SPAK firmos disa urdhër-kontrolle, BKH zbarkon në banesa e zyra
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Balluku”/ SPAK firmos disa urdhër-kontrolle, BKH zbarkon në banesa e zyra

SPAK ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, me qëllim zbatimin e urdhrave të miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake. Kontrollet po kryhen në kërkim të provave të reja, pasi gjatë hetimeve janë ngritur dyshime për elementë të tjerë që lidhe

SPAK ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, me qëllim zbatimin e urdhrave të miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake. Kontrollet po kryhen në kërkim të provave të reja, pasi gjatë hetimeve janë ngritur dyshime për elementë të tjerë që lidhen me çështjen.

Veprimet hetimore vijnë në një kohë kur SPAK ka vendosur zgjatjen me tre muaj të hetimeve për Ballukun, e cila është ftuar të paraqitet më 31 korrik në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, ish-ministrja ka kërkuar një datë tjetër, duke pretenduar se ka angazhime të tjera.

Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për veprat penale të dyshuara të korrupsionit, pastrimit të parave dhe shkeljes së barazisë në tendera. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm