Lajme Zone
Balluku reagon pas Asamblesë së PS
PolitikëCNA

Balluku reagon pas Asamblesë së PS

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar pas zh...

Belinda Balluku Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar pas zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, paraditen e sotme në Gjirin e Lalzit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Balluku shkruan se, PS është një familje e ndërtuar mbi vlera dhe një vizion të qartë politik.

Poashtu, ish-ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka theksuar se, suksesi i kësaj partie qëndron tek disiplina dhe organizimi kapilar i strukturave të saj.

Reagimi i plotë: “Partia Socialiste është një familje e madhe, e ndërtuar mbi vlera, bindje dhe një vizion të qartë politik. Diversiteti i mendimeve është pjesë e natyrshme e familjes tonë, por ajo që na bashkon është më e rëndësishme: besimi, përgjegjësia dhe angazhimi për të ecur përpara së bashku. Suksesi ynë qëndron te uniteti, disiplina dhe mbi të gjitha, organizimi kapilar i strukturave tona. Më 9 Maj, në Ditën e Europës, me përkushtim, energji dhe përgjegjësi të përbashkët, do të fitojmë një tjetër betejë, nën vizionin e Edi Ramës, sepse forca e një familjeje politike qëndron edhe te aftësia e saj transformuese.”, shkruan Balluku./CNA View this post on Instagram A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku) Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.