Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Balluku e mban peng Ramën me audio-përgjime” – Toska: Ndërkombëtarët kanë informacione! Kryeministri është zënë shah mat prej tyre


Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka bërë publike të tjera prapaskena të nxehta nga prapavija e pushtetit, duke zbuluar presionin e madh që partnerët ndërkombëtarë po ushtrojnë ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me pozicionin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka bërë publike të tjera prapaskena të nxehta nga prapavija e pushtetit, duke zbuluar presionin e madh që partnerët ndërkombëtarë po ushtrojnë ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me pozicionin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas gazetarit, faktorët ndërkombëtarë disponojnë informacione konfidenciale sipas të cilave Balluku mban nën presion kryeministrin përmes materialeve komprometuese. “Ndërkombëtarët kanë informacion që Balluku e mban peng Ramën me audio-përgjim. I kanë thënë që duhet të zgjedhë mes Ballukut dhe integrimit evropian. Përgjimet jam i bindur që tregojnë një raport të ngushtë mes Ballukut dhe Ramës, dhe dyshoj se lidhen me çështjen e biznesmenit Ron Yeffet,” deklaroi Toska. Toska sqaroi më tej se roli i biznesmenit kontravers izraelit Ron Yeffet ka qenë kyç në lidhjet financiare dhe politike brenda kupolës qeverisëse. “Marrëdhënia e ngushtë e tyre me këtë individ tregon shumë. Do të thotë se Yeffet ka qenë pika takuese mes aferave të Ballukut dhe Ramës. Rama sot është i zënë shah mat nga ndërkombëtarët dhe nuk gëzon më raporte të mira me ta,” nënvizoi ai.

Gjithashtu, gazetari zbuloi se kryeministri po përballet me një ftohje të thellë të marrëdhënieve me Berlinin zyrtar, çka e ka shtyrë atë të kërkojë ndërhyrjen e aleatëve të tjerë në Evropë.

“Sidomos me gjermanët Rama është shumë keq. Ai ka një marrëdhënie personale me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe i ka kërkuar atij të ndërhyjë te gjermanët për të zbutur qëndrimet e tyre,” përfi Toska. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb