Lajme Zone
‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë

TIRANË- Dosja e ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku për Prokurorinë e Posaçme është çështja më prioritare. Në një takim të parë me gazetarët teksa po bënte një bilanc të punës për 7 mujorët e parë të vitit, kryeprokurori Klodian Braho tha se 9 agjentë të BKH dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të hetimeve që prej fillimit. Komentet e Brahos për çështjen Balluku vijnë në një kohë që hetimet

TIRANË- Dosja e ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku për Prokurorinë e Posaçme është çështja më prioritare. Në një takim të parë me gazetarët teksa po bënte një bilanc të punës për 7 mujorët e parë të vitit, kryeprokurori Klodian Braho tha se 9 agjentë të BKH dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të hetimeve që prej fillimit. Komentet e Brahos për çështjen Balluku vijnë në një kohë që hetimet janë intensifikuar dhe GJKKO miratoi sot 4 kontrolle në Durrës, Tiranë e Durrës. Por, kreu i SPAK ende nuk e ka një përgjigje nëse e kanë gati vendimmarrjen për të depozituar në Kuvend kërkesën e re për të arrestimin e ish-zv.kryeministres. Ai e lë të hapur mundësinë, duke theksuar se kërkesa e re do të bazohet edhe me rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi, pasi pozita e Ballukut është rënduar, si edhe me arsyet se përse Kuvendi e rrëzoi kërkesën e parë. LEXO edhe...Eksperti i sigurisë 'zbërthen' fluturimin e Ermal Beqirajt mbi centralin bërthamor në Francë: GPS-i, kutia e zezë dhe telefonat në fokus të hetimit, ekstradimi në Shqipëri mund të vonojë “Nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re, kjo do të jetë një vendimmarrje e përbashkët. Ajo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë ose që mund të dalin gjatë hetimit, por edhe nga vendimi që ka marrë Parlamenti. Pra, do të varet nga fakti nëse rrethanat e reja janë të mjaftueshme për të kapërcyer argumentet mbi të cilat u mbështet vendimi i Parlamentit”, thotë Braho. Kreu i SPAK i qëndroi mendimit se deputetët nuk duhet të kenë imunitet, ndonëse sipas tij kjo nuk i pengon hetimet. "Imuniteti nuk e pengon hetimin, por mendoj se ai është një garanci e panevojshme në një shoqëri demokratike. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk gëzojnë imunitet”, vijoi ai. Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë. Kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillon takimin e parë me gazetarët, ku po bën një bilanc të punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026. Në vetëm 7 muaj, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe ka vënë në sekuestro 440 mln euro pasuri. 16 zyrtarë të hetuar në 7 muajKryetarë ose ish-kryetar bashkie 5Drejtues ose ish-drejtues institucionesh qendrore 5Gjyqtarë, ish-gjyqtarë, prokurorë 3Ministra ose ish-ministra 2Deputetë 1 Pasuritë e sekuestruara në 7 muajProna të paluajtshme (tokë, truall, pyje) Mbi 150,000 m²Vila, apartamente dhe hotele Mbi 60Shoqëri tregtare, kuota kapitali dhe asetet e tyre Mbi 10Llogari bankare Mbi 620Automjete dhe mjete lundruese Rreth 100Lajmi në përditësim.... Ora 13:31 Pse zgjatën hetimet për inceneratorin e Tiranës? Ja si përgjigjet Klodian Braho Gazetarët e pyetën kreun e SPAK, Klodian Braho edhe përse kanë zgjatur aq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës.Pse po zgjasin kaq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës?Klodian Braho: Ne kemi dërguar për gjykim një numër të lartë zyrtarësh të pandehur. Janë 4 ose 5 çështje që tashmë ndodhen në gjykim. Nuk e mohojmë këtë fakt. Mund të ketë pretendime të ndryshme nga kallëzuesit, por ende ekziston një fraksion i çështjes që është në fazë hetimi dhe që kërkon kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Zbatimi i kontratës është kompleks dhe, pikërisht në këtë kuadër, janë kryer dhe po vijojnë të kryhen veprime hetimore. Share Ora 13:24 Masakra e 21 janarit/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Kreu i SPAK, Klodian Braho jep detaje edhe për hetimet për masakrën e 21 janarit dhe atë të Gërdecit. Braho thotë se SPAK është në pritje të ekspertizës nga SHBA, për audio-kasetën me komunikimet në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011, ku dëgjohet të jepet edhe urdhri për të qëlluar në drejtim të protestuesve. Sa i takonNë çfarë faze ndodhen hetimet për 21 Janarin?Klodian Braho: Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në çfarë faze ndodhet hetimi për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci”? A ka persona konkretë nën hetim?Klodian Braho: Po, është një çështje që vijon të jetë nën hetim. Hetimet po vazhdojnë dhe nuk kam diçka tjetër për të ndarë në këtë moment. Janë kryer veprime hetimore brenda Shqipërisë, si edhe përmes letërporosive të ndryshme. Çështja vazhdon të trajtohet dhe hetimet janë ende në zhvillim. Share Ora 13:17 Zvërneci? Klodian Braho: Është çështje në hetim, kemi një fakt penal për tjetërsim pronash Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Zvërnecit. Brahjo tha se është një çështje në hetim dhe kanë një fakt penal për tjetërsim pronash."Është nën hetim, kemi fakt penal që ka të bëjë dhe me mënyrën e sipërfaqe prone. Proces bë vazhdim, nuk kam më shumë, ka një vendim gjykate për kërkesën tonë. Se kush person është tek fakti, është pjesë hetimi", tha Braho. Share Ora 13:12 Vodhi dokumentin sekret me SHBA, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Braho: Po verifikohet Kreu i SPAK, Klodian Braho ka konfirmuar se Agron Shehaj është kallëzuar në SPAK pasi vodhi dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA nga Kuvendi dhe iku me vrap. Grupi i PS kishte paralajmëruar kallëzim në SPAK. Në takimin me gazetarët, Braho tha se kallëzimi po verifikohet. Share Ora 13:09 Arrestimet nga BKH, Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale Sa i takon arrestimeve vetëm me BKH-në, kreu i SPAK Klodian Braho tha në takimin me gazetarët se në asnjë rast synimi i SPAK nuk është të zëvendësojnë Policinë e Shtetit. Ai theksoi se qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale.“Ligji nuk e kushtëzon që arrestimet të kryhen vetëm nga BKH-ja. Megjithatë, BKH-ja ka nevojë të plotësohet me disa funksione që aktualisht i mungojnë, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë teknik. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë Policinë e Shtetit. Qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale, me pavarësi të plotë në veprimtarinë e tij. Sërish, ne nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit dhe nuk mund të funksionojmë pa bashkëpunimin me të”, tha Klodian Braho. Share Ora 12:59 ‘Albanian File’, kreu i SPAK, Klodian Braho: Janë bërë 2 kallëzime, po verifikohen Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Albanian Files. Braho tha se “janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon” Share Ora 12:53 U kap teksa fluturonte mbi centralin bërthamor, Braho: Kemi kërkuar sekuestron e 2 avionëve dhe të e çdo pasurie të Ermal Beqirajt në Francë Kreu i SPAK, Klodian Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e 2 avionëve dhe çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.A do të kërkoni sekuestrimin e dy avionëve?Klodian Braho: Për çështjen e Beqirit, procesi është ende në zhvillim. Njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti dhe do të ketë më shumë detaje. Ne kemi kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie që disponon personi në fjalë. Nuk bëhet fjalë vetëm për avionët, por edhe për prona dhe pasuri të tjera. Share Ora 12:52 ‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kërkesë e re për arrest? Do varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK. Kështu i ka konsideruar kreu i SPAK, Klodian Braho për hetimet për dosjen e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. I pyetur nga gazetarët lidhur me kontrollet që po zhvillohen BKH për këtë çështje, Braho nuk dha shumë detaje por theksoi se 9 agjentë të BKH-së dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të çështjes. Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.Kontrollet për çështjen Balluku, konkretisht për çfarë po kryhen? A do t’i drejtoheni sërish Parlamentit me një kërkesë të re?Klodian Braho: Kjo është një çështje nën hetim dhe siç e dini nuk mund të jap informacion. Është çështja me prioritetin më të lartë për SPAK kohët e fundit. Në hetim janë angazhuar 9 oficerë të BKH-së dhe 2 prokurorë, për shkak të nivelit të lartë të subjektit. Hetimet janë në vijim. Do të vijë momenti kur ato të përfjnë dhe atëherë do të jemi më të plotë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Janë kryer dhe po kryhen shumë veprime hetimore. Bëhet fjalë për një dosje të ngjeshur.SPAK ka qenë i qartë për atë çfarë ka kërkuar dhe arsyet pse e ka kërkuar. U mor një vendim, sigurisht jo ai që ne kërkuam. Mund të mos jemi dakord me të, por vendimi është detyrues për ne.Megjithatë, hetimet kanë vazhduar, madje kanë ecur edhe më tej. Nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re, kjo do të jetë një vendimmarrje e përbashkët. Ajo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë ose që mund të dalin gjatë hetimit, por edhe nga vendimi që ka marrë Parlamenti. Pra, do të varet nga fakti nëse rrethanat e reja janë të mjaftueshme për të kapërcyer argumentet mbi të cilat u mbështet vendimi i Parlamentit.Braho tha se "imuniteti nuk e pengon hetimin, por mendoj se ai është një garanci e panevojshme në një shoqëri demokratike. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk gëzojnë imunitet." Share SI.E./ReportTv.al spak klodian braho Komento Komente budalli lart: 30/07/2026 13:02 DENIM ME SHERBIM PROVE...TALLJE PRAPANICE! E TURFPSHME! Përgjigju agim: 30/07/2026 12:59 Se mos merreni me pune konkrete apo me raste qe shqetsojne kombin,sic jane vitet 97,grushti i shteti 98,21 janari,Gerdeci,dfjegjet ne Kuvende etj,ju merri me nje femer sa me justifikuar miljonat qe shposhpenzoni dhe milijardat qe fitoni,vazhdoni mbas spo vendoset shteti e reforma ne drejtsi deshtoij. Përgjigju Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9567 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?