Lajme Zone
“’Ballkani i Hapur’, u cilësua si ‘ide e tmerrshme’ sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj”/ Rama: BE ka nevojë për ne
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“’Ballkani i Hapur’, u cilësua si ‘ide e tmerrshme’ sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj”/ Rama: BE ka nevojë për ne

Qyetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për protest...

Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për Euronews Serbia lidhur me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet me Serbinë dhe progresin e Malit të Zi në rrugën e tij evropiane.

Gjatë intervistës, Rama ka komentuar bashkëpunimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të cilin tha se është gjithmonë një partner i vështirë.

Ndër të tjera ka folur edhe për idenë e “Ballkanit të Hapur”, ku u shpreh se u cilësua si “ide e tmerrshme”, vetëm se ai dhe Vuçiç ishin pas saj. “Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye: se unë dhe Vuçiçi ishim pas saj. Nëse do të kishit marrë emrat tanë dhe do të kishit vendosur, le të themi, nuk e di, pesë emra të rinj - do të kishte qenë një ide e shkëlqyer. Kështu është me gjithçka në Ballkan”, tha Rama. Kreu i qeverisë vlerësoi dhe progresin e Malit të Zi në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. "Mali i Zi, urime për ta, kanë qenë të jashtëzakonshëm në mënyrën se si e kanë transformuar veten - nga një anije kontrabandiste në nëndetësen e verdhë që të gjithë e duan. E respektoj këtë. Ata kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por kjo nuk është e mjaftueshme", tha ai. Rama shtoi se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian kanë nevojë sot për njëri-tjetrin. "Mendoj se sot Evropa ka nevojë për ne aq sa ne kemi nevojë për Evropën", përfi ai. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.