Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është tallur me deputetin e Arlind Qorit, Redi Muçi.
Balla i është drejtuar Muçit se ndodhet aksidentalisht në sallën e Kuvendit pasi është bërë pjesë e tij për shkak të një deputeti tjetër.
Ai tha se Muçi është futur në Kuvend hajdutçe. “Ti s’ke asnjë të drejtë as politike, as morale të flasësh në emër të popullit, në këtë sallë pasi në emër të popullit ka një shumicë të caktuar nga vota e një viti më pare. Ti je thjesht dhe vetëm aksidentalisht në këtë sallë ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Ti ke ardhur hajdutçe. Nuk tallem me protestën. Nuk di sa mirë i ndiqni statuset e mia të orës 19:00 se si kur hyri Saliu, Gonja dhe Qorri, flamingot fluturuan dhe ngelën sorra si puna jote, e këtij tjetrit dhe Gones. Gone sqaro se si mund të shesë një njeri një apartament 151 m² për 15 milionë euro? Kaq. Petët e byrekut po hapen sic u hapën te përfshirja e lloj lloj llumi në protestë. Flamingot janë zogj të pastër dhe nuk rrinë me ju llum”, tha Balla./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

