Lajme Zone
Balla pret në Kuvend të dërguarin e Trump: Shqipëria model i stabilitetit në rajon, aleat i besueshëm në NATO
PolitikëEuronews Albania

Balla pret në Kuvend të dërguarin e Trump: Shqipëria model i stabilitetit në rajon, aleat i besueshëm në NATO

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për Partneritete Globale, ambasadorin Paolo Zampolli.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për Partneritete Globale, ambasadorin Paolo Zampolli. Gjatë takimit, Balla bën me dije se palët diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare që lidhen me paqen, sigurinë. Reagimi i plotë: Mirëprita sot të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA Donald J. Trump për Partneritet Globale Ambasadorin Paolo Zampolli. Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe gjithashtu u vlerësua nga Ambasadori anëtarësimi i Shqipërisë përmes Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes. Shqipëria është një model botëror i bashkëjetesës ndërfetare, ku harmonia ndërmjet komuniteteve fetare ka shërbyer gjithmone si një themel i rëndësishëm i unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare.