Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ishte sot në Vorë së bashku me kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera, ku inspektoi ecurinë e punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit dhe rezervuarin e shpërndarjes. Në fjalën e tij, Balla bëri të ditur se investimi, me vlerë 8 milionë euro, është parashikuar të jetë një nga projektet kryesore të Bashkisë Vorë për vitet 2026-2027. LEXO edhe...Dy protesta kombëtare sot në Tiranë, studentët grumbullohen para Ministrisë së Arsimit! Militantët e Berishës para Kryeministrisë (VIDEO) Ai theksoi se ky projekt synon të ofrojë një zgjidhje përfundimtare për furnizimin me ujë të pijshëm, jo vetëm për qytetin e Vorës, por edhe për fshatrat përreth. Balla nënvizoi rëndësinë e ndjekjes së punimeve deri në përfundimin e tyre, duke garantuar respektimin e afateve dhe standardeve të cilësisë, në mënyrë që investimi t'u vijë në shërbim të gjithë banorëve të zonës. Xh.K/A.E/ReportTv.al Tirane taulant balla vore PS Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 40.7% Nuk e di 9% Vota total: 469 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
