Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur kritika ndaj Radiotelevizionit Shqiptar gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e cilësuar televizionin publik si një institucion që vijon të mos përmbushë pritshmëritë.
Balla tha se, duke folur si një qytetar i thjeshtë dhe jo si drejtues politik apo deputet, mendon se RTSH "vazhdon të jetë një dështim i madh" dhe "një harxhim parash kot". “Sa i përket RTSH jo si kryetari i grupit, por as si deputet, por si një qytetar i thjeshtë do të doja të thoja që RTSH vazhdon të jetë një dështim i madh një harxhim parash kot dhe që pavarësisht vlerësimeve pozitive të Kuvendit duhet të themi troç që televizioni nuk është se po ngrihet në atë nivelin që kemi dashur të gjithë për të parë një televizion publik pas ka shumë drejtorësh të ndryshuar. Shpresoj që gjetjet e dy komisioneve që janë objektive, ky ndryshim i mënyrës së kontrollit parlamentar këtë vit po jep efekte. Jam besimplotë që kontrolli parlamentar periodik do na japë vlerësimet e duhura por nuk kam shpresë që RTSH do bëhet”, tha Balla./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

