Lajme Zone
PolitikëReport TV

Balkan Film Market, 1 dekadë bashkëpunimi me filmin shqiptar e rajonal! Takimi tematik në “Film Zone” në Festivalin Kombëtar


Bashkëprodhimet, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi ndërkufitar në kinematografi ishin në fokus të diskutimit për Balkan Film Market, në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar në diskutimin e mbajtur në hapësirën “Film Zone” në “Tirana Moon”.

Dhjetë vite bashkëpunime, qindra profesionistë të filmit dhe projekte që kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë. “Balkan Film Market” sjell në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar eksperiencën e krijuar ndër vite, me fokus tek bashkëprodhimet dhe lidhjet mes kineastëve të rajonit. Në hapësirën e “Film Zone” në “Tirana Moon”, diskutimi u përqendrua te roli që ka pasur ky market në zhvillimin e projekteve të reja filmike. LEXO edhe...Shqipëri-Kosovë drejt festivalit të përbashkët të filmit shqip! Diskutim në “Film Zone” dhe për ligjin e kinematografisë “Prej 10 vitesh kemi organizuar Balkan Film Market, një market filmi që sjell në Tiranë aktorët më të rëndësishëm të kinematografisë së rajonit. Kemi sjellë mbi 1500 regjisorë, producentë dhe aktorë të huaj, në një ambient ku krijohen bashkëprodhime.”, tha producentja Rafaela Rica. Për organizatorët, suksesi matet tashmë me projektet që kanë lindur nga këto takime. Producentë shqiptarë dhe të huaj kanë gjetur partnerë për filma, ndërsa disa prej produksioneve kanë vijuar rrugëtimin në festivalet ndërkombëtare. “Balkan Film Market ka qenë prezent në festivalet më të rëndësishme europiane, nga Trieste në Kanë, Berlin, Talin, Sarajevë e Selanik. Ajo që është e rëndësishme është se bashkëprodhimet janë gjetur pikërisht përmes producentëve të huaj që kanë ardhur në Balkan Film Market.”, drejtor artistik i “Balkan Film Market”. “Shumë produksione kanë ndodhur, shumë çmime kinematografike jashtë Shqipërisë janë marrë. Për ne është krenari që Balkan Film Market nuk është thjesht eventi i radhës, por një aktivitet që ka sjellë një ‘feedback’ kaq fantastik.”, vijoi Rica. Edhe këtë herë, marketi është pjesë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, duke hapur një tjetër hapësirë për të diskutuar të ardhmen e industrisë së filmit në rajon. “Për herë të parë Balkan Film Market ftohet në një Festival Kombëtar Shqiptar për të bërë një panoramë të arritjeve dhe dështimeve. Këtu autorët, producentët dhe publiku janë bashkë. Panelet janë të hapura dhe ky është një institucion jashtëzakonisht demokratik.”, tha Murataj. Nga një ide e nisur dhjetë vite më parë, Balkan Film Market synon të vijojë të ndërtojë ura mes kineastëve shqiptarë dhe industrisë ndërkombëtare. “Ndihem i privilegjuar dhe mezi po shohim me entuziazëm për organizimin sa më të mirë të që të jetë me një fytyrë ndryshe të Ballkan markeve, por edhe të uorkshopeve që kemi nëpërmjet Balkan Market dhe Albascript uorkshops.”, përfi Murataj. B.G/E.H/ReportTv.al Festivali Kombetar i Filmit Shqiptar balkan film market Rafaela Rica Andamion Murataj kinematografia shqiptare Filmi shqiptar Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 3631 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?