Mes tre fëmijëve të kthyer nga kampet në Siri, historia e të miturit Abdullah, është ndoshta më e trishtueshmja. Ai humbi, babanë, Bledar Hamzanë, që mbeti i vrarë në luftimet krah ISIS-it, nënën, fati i së cilës nuk dihet, si dhe dy motrat. Ai sot ndodhet mes familjarëve të së ëmës, të cilët kanë marrë përsipër të përkujdesen për të. *** LEXO edhe...Zbriti në Rinas me 79-vjeçaren që u kujdes për të në Siri, 9-vjeçari i bashkohet familjes në Rrogozhinë Kur mëngjesin e së mërkurës ai zbriti nga avioni, i mituri mbante të shtrënguar dorën e 79-vjeçares Hajrije Taushani, të moshuarës e cila kishte vajtur në Siri në kërkim të djalit dhe nipave të saj. Në kampin Al Hol, ajo ishte kthyer në engjëllin mbrojtës të disa fëmijëve shqiptarë, të cilëve lufta u kishte marrë prindërit. Abdullai 9-vjeçar, i lindur në Siri, ishte një prej tyre. 9-vjeçari në Rinas i shoqëruar nga Hajrije TaushaniBabai i tij, Bledar Hamza, ishte vrarë disa muaj pasi kishte vajtur për të luftuar krah ISIS-it, ndërsa është i paqartë fati i nënës dhe dy motrave të tij. Bledar Hamza, babai i 9-vjeçarit i vrarë në Siri Bledari kishte lindur në fshatin Leshnicë të Pogradecit në 1985, ndërsa shkollën e lartë e mbaroi në Itali atje ku jetonin prindërit e tij! Ai ishte diplomuar për Financë me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 2012, u rikthye në vendlindje, te të afërmit e tij, tezja dhe gjyshja, së bashku me gruan dhe vajzën e tyre, aso kohe 1 vjeç Saida. Në Leshnicë, në atë kohë, imami i fshatit Almir Daci, rekrutonte intensivisht të rinj, të cilët ashtu si dhe ai vetë, përfunduan më pas në Siri. Leshnica do të ishte një ndër tre vatrat më të mëdha të rekrutimit të xhihadistëve shqiptarë. Të paktën 24 persona burra gra e fëmijë nga ky fshat dhe dy fshatra të tjerë fqinjë, furnizuan luftën e ISIS-it. Fillimisht Bledar Hamza u transferua në Tiranë. Në vend të një pozicioni si financier, ai filloi punë si kuzhinier në një nga xhamitë e kryeqytetit. Udhëtimi drejt Sirisë, është në vitin 2013. Familjes i kishte thënë se punonte si kuzhinier në Arabinë Saudite, ndërsa në të vërtetë, po stërvitej, për t’u bërë pjesë e luftëtarëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Gjashtë muaj më vonë në Korrikun e 2013 nga Aeroporti i Rinasit del për të mos u kthyer kurrë më edhe gruaja e tij Resmie, rreth 20 vjeç, nga një fshat i Rrogozhinës, dhe Saida, vajza e çiftit. 9-vjeçari në Rinas pritet nga Skënder Hita dhe Besfort LamallariMuaj më vonë, Resmia telefonon familjarët për tu dhënë lajmin se Bledari njohur atje edhe me emrin e ri Ebu Samed, ishte vrarë, ndërsa ata kishin lindur edhe një tjetër fëmijë, Merjemen dhe gjatë asaj kohe ishte shtatzënë. Këtë herë priste një djalë, i cili do të merrte emrin Abdullah. Në vitin 2020, vajza, Merjemja, u identifikua në kampin famëkeq Al-Hol. Për të, por dhe motrën Saiden e të ëmën, Resmien, nuk u fol kurrë më, familjarët kishin humbur kontaktet. Abdullahu ishte rritur fillimisht në Al Hol dhe më vonë u transportua në një tjetër qytet të Sirisë, për t’u riatdhesuar në 26 gusht të këtij viti tek familja e nënës së tij. Më një fëmijëri të kaluar mes luftës dhe kampeve, ai sot gjendet me ata që janë familjarët e tij, por që nuk i ka njohur kurrë më parë. Për fat, ndonëse në rrethana tejet të vështira, Abdullahit ia kanë mësuar shqipen, gjuhën e prindërve të tij. 9-vjeçari i kthyer në banesë vizitohet nga Taulant Balla SI.E./ReportTv.al Siri riatdhesim Bledar Hamza Hajrije Taushani Komento Komente Kaurri: 30/08/2026 18:42 Pervec indianeve edhe keta arabet kishim mangut tani Përgjigju Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.9% Drejtësia 66.1% Nuk e di 2.9% Vota total: 782 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
