Lajme Zone
Axion zbulon operacionin e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit: 10 milionë fuçi naftë në ditë drejt tregjeve globale, korridori sekret…
BotëTop Channel

Axion zbulon operacionin e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit: 10 milionë fuçi naftë në ditë drejt tregjeve globale, korridori sekret…

SHBA-ja ka krijuar në heshtje një korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, përmes të cilit po transportohen miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik drejt tregjeve ndërkombëtare.

SHBA-ja ka krijuar në heshtje një korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, përmes të cilit po transportohen miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik drejt tregjeve ndërkombëtare. Sipas dy zyrtarëve amerikanë që folën për Axios, operacioni është zhvilluar prej disa javësh dhe synon të mbajë të hapur rrjedhën e eksporteve të naftës, ndërsa negociatat me Teheranin mbeten të bllokuara.

Sipas zyrtarëve, çdo natë rreth 15 deri në 20 anije cisternë kalojnë nëpër një korridor të posaçëm detar në pjesën jugore të Ngushticës, përgjatë bregdetit të Omanit.

Aktualisht, përmes këtij korridori po transportohen rreth 10 milionë fuçi naftë në ditë, një sasi që përfaqëson afërsisht gjysmën e volumit që qarkullonte përmes Ngushticës para luftës. Si funksionon korridori detar?

Operacioni amerikan nuk konsiston vetëm në shoqërimin e cisternave të ngarkuara me naftë. Ushtria amerikane po koordinon gjithashtu lëvizjen e cisternave bosh, të cilat hyjnë në Gjirin Persik nga Deti Arabik përmes Ngushticës së Hormuzit.

Këto anije marrin ngarkesat e naftës në portet e vendeve të rajonit dhe më pas kthehen përmes të njëjtit korridor drejt tregjeve ndërkombëtare.

Detajet e plota të operacionit nuk janë bërë publike.

“Ne kemi kontrolluar korridorin jugor të Ngushticës së Hormuzit për dy muaj. Garda Revolucionare mund të shkaktojë probleme, por nuk e kontrollon Ngushticën. Ne e kontrollojmë atë”, tha një prej zyrtarëve amerikanë të njohur me operacionin.

Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë dy javëve të fundit, 15 deri në 20 cisterna kanë kaluar çdo natë përmes korridorit jugor të Ngushticës së Hormuzit, duke mbajtur në lëvizje eksportet e naftës.

Mesatarja ditore e naftës së transportuar po rritet dhe tashmë po i afrohet 10 milionë fuçive në ditë.

Në disa net, sasia e naftës së transportuar nga Gjiri ka arritur në 15 deri në 20 milionë fuçi.

Sipas Axios, më shumë se 20 anije ishin planifikuar të kalonin përmes korridorit jugor në një nga netët e kësaj jave, me rreth 15 milionë fuçi naftë që potencialisht do të dërgoheshin drejt tregjeve ndërkombëtare. Trump: “Sasi të mëdha nafte po dalin nga Hormuzi”

Presidenti amerikan Donald Trump i tha Axios se “një sasi e madhe nafte po del nga Ngushtica e Hormuzit”, duke shtuar se SHBA-ja nuk po negocion aktualisht me Iranin.

“Ata po humbasin kohë. Është humbje kohe të negociosh me ta”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan shtoi se iranianët “ende kanë njëfarë fuqie luftarake”, por sipas tij, “në përgjithësi janë një hije e vetes së tyre të mëparshme”. Top Channel