Në përmbushje të misionit kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Gjatë fjalës së tij, Avokati i Popullit ngriti shqetësime lidhur me faktin se Policia nuk ka garantuar të drejtat procedurale për të miturit e ndaluar. LEXO edhe...Të miturit në protestat e dhunshme, Gogu propozon masat për fëmijët që shoqërohen nga policia: Shteti nuk i lë vetëm edhe kur ai ka gabuar "Në disa raste, të miturit nuk janë mbajtur në dhoma të veçuara, janë intervistuar pa praninë e prindërve ose të psikologëve, si dhe janë marrë në pyetje jashtë orarit ligjor. Po ashtu, në komisariate janë gjetur të mitur me shenja dhune, të cilat ishin të paekzaminuara", tha Shabani. Avokati i Popullit përshëndeti faktin se Policia ka reaguar pas raporteve të institucionit, por nënvizoi se këto shkelje duhet të adresohen duke nxjerrë përgjegjësit dhe duke marrë masa që të mos përsëriten më. Shabani shtoi se Policia duhet të ruajë integritetin dhe besueshmërinë publike, që të mos shihet si një trupë për t'u patur frikë, por si garante e sigurisë publike. "Kjo betejë mes dhunës së rrugës dhe forcës së shtetit në nivel afatshkurtër mund të fitohet me forcë, por në nivel afatgjatë fitohet vetëm me legjitimitet, dhe për këtë forca duhet të jetë e domosdoshme dhe proporcionale", tha ndër të tjera Endrit Shabani. Xh.K/ReportTv.al endrit shabani protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.9% Jo 39.7% Nuk e di 9.3% Vota total: 375 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

