Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Avokati i Popullit ftohet të raportojë në Kuvend, opozita bllokon Foltoren. Peleshi njofton 5 minuta pushim


Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi opozita ka bllokuar foltoren gjatë momentit kur ishte parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi opozita ka bllokuar foltoren gjatë momentit kur ishte parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Deputetët e opozitës kanë zbritur pranë foltores, duke penguar vijimin normal të seancës dhe duke kundërshtuar zhvillimin e procedurave parlamentare. Për shkak të situatës së krijuar, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndërprerë përkohësisht punimet dhe ka njoftuar një pushim 5-minutësh me qëllim qetësimin e situatës. Debatet dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës kanë vijuar gjatë gjithë seancës, ndërsa kjo është shoqëruar me tensione edhe jashtë sallës së Kuvendit, ku qytetarë po zhvillojnë protestë përpara godinës së Parlamentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kuvendi protesta