Lajme Zone
Avionët e NATO-s rrëzojnë një dron që hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Avionët e NATO-s rrëzojnë një dron që hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë

Sulmet ushtarake me dronë janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në të gjithë Evropën që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Një dron që kishte shkelur gjatë natës hapësirën ajrore të Lituanisë është rrëzuar nga avionë luftarakë të NATO-s. Autoritetet thanë se droni mund të ketë hyrë në Lituaninë jugore, pranë qytetit të dytë më të madh të Kaunasit, nga Bjellorusia fqinje pak pas mesnatës të së martës. "Një dron që sapo hyri në hapësirën ajrore lituaneze u shkatërrua nga avionët luftarakë të NATO-s", tha Presidenti lituanez Gitanas Nauswda në X. LEXO EDHE:Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë Origjina e dronit ende nuk është përcaktuar, tha një zëdhënës. Ndërkohë Moska nuk ka komentuar për incidentin. Lituania ndan një pjesë të madhe të kufirit të saj jugor dhe lindor me Bjellorusinë, një aleat kyç i Rusisë. Sulmet ushtarake me dronë janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në të gjithë Evropën që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Avionët luftarakë të NATO-s janë ngritur disa herë në ajër për të rrëzuar dronë që kanë kaluar në vendet baltike, Estoni dhe Letoni, këtë vit. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: lituani dronë nato Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 8557 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?