Hungaria ka nisur një hetim penal ndaj "Eximbank" për abuzime të dyshuara. Hetimi përfshin gjithashtu një kredi prej një miliard eurosh për Maqedoninë e Veriut, të cilën e kishte problematizuar Peter Magyar, përcjell Telegrafi Maqedoni.Autoritetet hungareze kanë hapur një hetim penal për abuzime të dyshuara në bankën shtetërore "Eximbank", përmes së cilës qeveria e Hristijan Mickoskit mori kredi gjatë mandatit të ish-kryeministrit Viktor Orban. Ky është veprimi i fundit i qeverisë së kryeministrit hungarez Peter Magyar për të hetuar dyshimet për korrupsion në operacionet e bankës gjatë administratës së mëparshme.Sipas "Reuters", duke cituar një deklaratë nga policia hungareze, katër raste që lidhen me "Eximbank" po hetohen me dyshimin për shpërdorim detyre dhe menaxhim neglizhent.Ndër subjektet e hetimit është kredia prej një miliard eurosh e miratuar për Maqedoninë e Veriut, për të cilën Ministria e Ekonomisë paraqiti një ankesë në korrik pas një auditimi të bankës.Si pjesë e hetimit, hetuesit sekuestruan mijëra faqe dokumentacion të brendshëm nga Ministria e Ekonomisë të hënën."Këto dokumente u morën gjatë hetimit të brendshëm dhe përmbajnë informacione shtesë të rëndësishme për hetimin e krimeve të raportuara", thuhet në deklaratën e policisë."Eximbank", e cila deri në qershor 2022 ishte nën juridiksionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe më pas u transferua nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Ekonomisë, ende nuk i është përgjigjur kërkesave për koment./Telegrafi/

