Lajme Zone
Auron Tare: Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Auron Tare: Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Levan, në vendin e njohur si “Çezma e Levanit” , ku tre automjete janë përplasur në një aksident zinxhir.

Tashmë nuk ka mbetur asnjë dyshim se çfarë ka ndodhur në Kanionin e Langaricës. Nuk ishte një investim turistik, siç u quajt nëpër konferenca shtypi e kronika Televizioni. Ishte një krim. Një krim kundër natyrës dhe, njëkohësisht, kundër kulturës. Në emër të zhvillimit u urbanizua një nga oazet më të rralla të jugut shqiptar. Lumi i Langaricës u shkel nga mjetet e rënda, që nxorën gurët për prita. Hapësirat e gjelbra u mbuluan me beton dhe u pagëzuan "parkingje". Vaskat e ujërave termale, që natyra i kishte gdhendur me durimin e mijëvjeçarëve, u rindërtuan prej betoni, sikur bukuria e tyre të ishte një faj që duhej korrigjuar. Gjithçka u bë nën hijen e ligjit famëkeq të vitit 2024 për Zonat e Mbrojtura. Me një hua prej 2.5 milionë eurosh nga Banka Botërore, Ministria e Turizmit arriti të kryejë atë që pak kush do ta kishte menduar të mundur, ta "përmirësojë" natyrën duke e shkatërruar. Nuk kuptoi, ose nuk deshi të kuptonte, se vizitori nuk udhëton qindra kilometra për të parë betonin shqiptar. Beton gjen kudo. Në Langaricë shkonte për të parë atë që betoni nuk mund ta krijojë kurrë, natyrën. LEXO EDHE:Doganierët grekë në grevë, pika kufitare Kakavijë të hënën e pakalueshme nga ora 07:00 deri në 11:00 Por sot nuk dua të ndalem te ky kapitull. Për të kam shkruar edhe më parë. Sot dua të flas për një krim tjetër, më të heshtur, por jo më pak të rëndë. Një krim që mban vulën e Ministrisë së Kulturës. Viktima është Ura e Kadiut. Një urë mesjetare, e ndërtuar me atë zgjuarsi të heshtur që mjeshtrat e dikurshëm e kishin më shumë në duar sesa në diploma. Ajo lidhte luginën e Vjosës me fshatrat e Shqerisë dhe përcillte karvanët drejt tregjeve të Ballkanit. Nuk ishte vetëm një urë. Ishte një copë historie e gdhendur në gur. Njëra këmbë e saj mbështetej mbi një formacion shkëmbor natyror, të zgjedhur me një intuitë inxhinierike që koha e provoi të pagabueshme. Për shekuj me radhë lumi u fry, dimrat erdhën e ikën, perandori u ngritën e ranë, por ura mbeti në këmbë. Deri sa erdhi koha e Mbretit tonë. Askush nuk e di me saktësi se cili institucion mban përgjegjësi për monumentet. Ka drejtori, institute, agjenci e komitete. Vetëm specialistë ka gjithnjë e më pak. Restauratorët e vërtetë janë larguar ose janë larguar me kujdes, duke ua lënë vendin njerëzve që e njohin më mirë procedurën e tenderit sesa historinë e gurit. Dhe kështu me bekimin institucional, trashëgimia kulturore u bë pronë e kompanive të ndërtimit. Monumenti nuk studiohet me, por fitohet me tender. Historia nuk restaurohet sipas kritereve shkencore por ajo faturohet. Ndërhyrja në Urën e Kadiut është shembulli më i qartë i kësaj filozofie. Formacioni shkëmbor që mbante urën u prish me eskavator dhe vendin e tij e zuri betoni. Nuk është çështje shijeje, siç mund të mendojë ndonjë burokrat. Është çështje inxhinierike. Kam pyetur restauratorë dhe inxhinierë të brezit të vjetër. Asnjëri nuk merr përsipër të parashikojë se si do të sillet Ura kur ujërat e dimrit të godasin themelet e reja prej betoni. Si do të bashkëjetojnë gurët shekullorë me një material që nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj strukture? Askush nuk ka një përgjigje të sigurt. Por puna nuk mbaron këtu. Mbi urë vazhdojnë ndërhyrje që po fshijnë gjurmët e kohës, sikur koha të ishte një njollë që duhet pastruar. Po zhduken edhe nderhyrjet e mëparshme, te cilat ishin bërë tashmë pjesë e historisë së monumentit. Sepse një monument nuk është vetëm dita kur u ndërtua, është edhe gjithçka që i ka ndodhur gjatë jetës së tij. Këtu qëndron keqkuptimi ynë më i madh me trashëgiminë. Ne nuk dimë ta ruajmë të vjetrën, dimë vetëm ta zëvendësojmë me një kopje të re. Dhe kështu, pa zhurmë ne Shqiperine tone te dashur po vendoset një doktrinë e re e restaurimit shqiptar, monumenti duhet të duket sikur sapo ka dalë nga kantieri. Historia duhet të pastrohet bashkë me myshkun. Shekujt duhen fshirë me llaç. Historia duhet rindertuar. Që nesër, kur vizitori të ndalet para Urës së Kadiut e jo vetëm asaj, duhet të lexojë se ky "Monument u Ndërtua në kohën e Mbretit"/Marrë nga profili në Facebook Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: auron tare ura e kadiut Gjirokaster permet Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.2% Nuk e di 7.1% Vota total: 3395 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?