Gati një muaj më parë, në Uashington DC, Shqipëria firmosi një dokument për t'u bërë pjesë e programit amerikan "Artemis", një nismë ndërkombëtare që synon eksplorimin e hapësirës nderplanetare me fokus Planetet e Henes dhe Marsin. . Se cfare kontributi shkencor do te kete Shqiperia ne kete Projekt eshte nje shkrim me vete por me sa duke pas hedhjes me sukses të dy satelitëve, Alb1 dhe Alb2 për të cilët askush nuk ka marrë ende ndonjë shpjegim të qartë se çfarë u bë dhe për çfarë u përdorën, duket se shkenca shqiptare ka vendosur të kapërcejë kufijtë e Tokës dhe të drejtojë vështrimin drejt Planeteve. Për ata që mund të qeshin me këto radhë, do të këshilloja të lexonin pak më shumë për programin "Artemis" dhe ambiciet e reja hapësinore të Shqipërisë. Ndoshta, në një të ardhme jo shumë të largët, falë angazhimit të Qeverisë në këtë Program Hapsinor do të kemi edhe një lagje shqiptare në Planetin Mars. Nuk do t'i kushtoja ndonjë rëndësi të veçantë kësaj aventure kozmike, as ëndrrës për kolonitë shqiptare përtej Tokës, sikur dje të mos shfaqej në skenë një personazh i veçantë. Bëhet fjalë për zonjë e cila është emëruar në një detyrë këshilltareje pranë Kryeministrisë. LEXO EDHE:Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit! Kush është Vlerë Gjakova që u kthye në kritike të kryeministrit të Kosovës Zonja në fjalë nuk është një emër krejt i panjohur për publikun shqiptar. Ajo ka pasur rastin të shfaqet në disa emisione televizive, ku ka ndarë me publikun njohuritë e saj të veçanta mbi UFO-t, alienët dhe origjinën e njerëzimit. Sipas deklarimeve të saj publike, raca e bardhë nuk është një racë tokësore, por një krijim laboratorik, ndërsa Hëna mund të jetë ndërtuar nga jashtëtokësorët. Duhet pranuar ne fakt se këto janë tema që meritojnë një vëmendje të veçantë, sidomos tani që Shqipëria ka vendosur të hyjë në klubin e eksploruesve të hapësirës. Nuk e di nëse Kryeministri e ka menduar gjatë këtë zgjedhje, por duhet pranuar se një këshilltare që ka njohuri të veçanta mbi jetën jashtëtokësore mund të jetë një aset i rëndësishëm për një qeveri që sapo ka vendosur të bëhet pjesë e eksplorimit të hapësirës. Në fund të fundit, përpara se të nisim kolonizimin e Marsit, dikush duhet të kete njohurite e duhura mbi Alienet si dhe të komunikojë me ta ne favor te ceshtjeve shqiptare. Kush më mirë se kjo Qeveri mund ta cojë Shqipërinë në nivele të tilla kozmike? Si mund të shkojmë Ne në një planet të huaj pa pasur ne krah dikë që njeh gjuhën, zakonet dhe, mbi të gjitha, protokollin diplomatik të Galaksise nderplanetare?. Madje, nëse alienët vendosin të na vizitojnë në Tiranë, do të ishte e udhës që qeveria të kishte gati edhe një protokoll pritjeje. Nuk mund t'i lëmë vizitorët ndërplanetarë të presin në korridoret e Kryeministrisë të shashtisur nga “Kopështi i Edenit”. Por, duke lënë mënjanë shakatë, çështja është pak më serioze. Shqipëria është një vend që ka nevojë për këshilltarë të aftë për të kuptuar problemet e saj tokësore. Ka nevojë për njerëz që njohin ekonominë, arsimin, kulturën, diplomacinë dhe realitetin e një shoqërie që përballet çdo ditë me vështirësi të shumta. Ka nevojë për një administratë që emëron njerëzit mbi bazën e përvojës, dijes dhe meritës. Në vend të kësaj, duket se po bëhemi gati të përgatitim edhe komunikimin me qytetërimet e tjera të universit. NUk di se cfare te shkruaj me shume mbi pritshmerine e personazheve te tilla qe do te merren me ceshtjet mediatike ne Shqiperi por me naivitetin qe me karakterizon shpesh kur deshiroj te jem pozitiv ndoshta paragjykimi im eshte i tepruar. Ndoshta hapja e nje kanali komunikimi me Alienet është sekreti i madh i vizionit të ri qeverisës pasi problemet e Shqipërisë janë aq të ndërlikuara tashme , saqë nuk mund t'i zgjidhim më vetëm me ndihmën e tokësorëve. Na duhen patjeter edhe Alienet U.D U.D Shqiptarja.com TAG: auron tare alienët UFO Vlere Gjakova Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.2% Jo 42.8% Nuk e di 8% Vota total: 715 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

