Prokli është emri i lidhur me "Krestomatinë", një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për rindërtimin e poemave të humbura të Ciklit Epik Trojan. Identiteti i saktë i “Prokliut” të Krestomatisë nuk është plotësisht i sigurt. Ai mund të jetë filozofi i famshëm neoplatonist Prokli i Athinës, i cili jetoi në shekullin V pas Krishtit, ose Eutiki Prokli (Eutychius Proclus), një autor i shekullit II pas Krishtit. Identiteti i tij ka pak rendesi ne krahasim me ato qe ai na sjell. LEXO edhe...Auron Tare: Filmi ‘Odisea’ dhe debati nacionalist mbi historitë antike Rëndësia qëndron te vepra që i atribuohet ketij personazhi te botes antike "Krestomatia", e cila përmblidhte vepra më të hershme të letërsisë klasike greke. Një pjesë e madhe e informacionit që kemi sot për Ciklin Epik vjen nga kjo traditë përmbledhëse, e cila më vonë u ruajt nëpërmjet veprës së Fotit I, Patriarkut të Kostandinopojës dhe një prej dijetarëve më të mëdhenj bizantinë të shekullit IX i cili ne vepren e tij monumentave "Bibliotheka" permblodhi nje seri shkrimesh antike dhe te eterve te Kishes. Përmbledhja e Prokliut, e ruajtur përmes veprës së Fotit I na jep renditjen e poemave kryesore që lidhen me temën e Luftës së Trojës. Nga keto burime ne njohim 1. Kipria (Cypria) Ngjarjet që paraprijnë Iliadën dhe fillimin e Luftës së Trojës me autor Stasini Iliada dhe Akili dhe periudha e fundit e luftës nga Homeri "Aithiopis Pentesilea", Memnoni, vdekja dhe varrimi i Akilit autor Arktini i Miletit Iliada e Vogël (Little Iliad) Ngjarjet pas vdekjes së Akilit, që çojnë drejt rënies së Trojës autor Leskesi i Mitilenës "Iliou Persis" Shkatërrimi ose rënia e Trojës autor Arktini i Miletit Nostoi Kthimi në atdhe i heronjve autor Agiasi i Trezënës Odisea Kthimi i Odiseut në Itakë autor Homeri "Telegonia" Ngjarjet pas Odisesë nga Eugamoni i Kirenës Ajo që duhet kuptuar nga këto vepra të humbura është se Iliada bën pjesë në një traditë shumë më të gjerë narrative trojane. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për historinë e Kalit të Trojës. Në përmbledhjen e Prokliut për Iliadën e Vogël gjejmë episodin e ndërtimit të Kalit prej Druri dhe hyrjes së Odiseut në Trojë i maskuar si spiun. Helena e njeh Odiseun, por ai arrin të kthehet në kampin grek. Më pas vjen poema Iliou Persis, “Shkatërrimi i Trojës”, e cila vazhdon historinë. Prokli na tregon se Trojanët nuk e pranuan menjëherë Kalin. Ata debatuan se çfarë duhej të bënin me të. Disa donin ta hidhnin nga shkëmbinjtë, të tjerë donin ta digjnin, ndërsa të tjerë propozonin që ta kushtonin si dhuratë për Athinanë. Më në fund, pasi pranuan ta fusnin në qytet, Trojanët festuan, sepse besonin se lufta kishte përfunduar. Prifti Laokont, i cili kundërshtoi futjen e kalit brenda qytetit, dhe njëri prej bijve të tij u vranë nga dy gjarpërinj. Pak a shumë, këto janë disa prej burimeve të hershme që lidhen me atë që ne sot e quajmë Lufta e Trojës. "Mbishkrimet hitite" Gërmimet arkeologjike në qendrën hitite të Hattushës, si dhe zbulimet dhe deshifrimi i teksteve kuneiforme, kanë nxjerrë në dritë të dhëna shumë interesante mbi botën politike të Epokës së Bronzit të Vonë. Tekstet hitite të kësaj periudhe përmendin disa herë një qytet të quajtur Wilusa, të cilin shumë studiues e lidhin me Uilios/Ilionin, pra me Trojën. Këto tekste përmendin gjithashtu një person me emrin Alaksandu, emër që shpesh është krahasuar me Aleksandërin e traditës homerike, emrin tjetër të Parisit. Po kështu, hititët përmendin Ahhiyawa, e cila përgjithësisht lidhet nga studiuesit me botën mikenase dhe me Akejtë e traditës homerike. Për të mësuar më shumë mbi këto burime mund të shihet edhe traktati midis Muwattallit dhe Alaksandut të Wilusës, i datuar në shekullin XIII p.e.s. Ky material është një prej dëshmive më të rëndësishme për ekzistencën e një njësie politike të quajtur Wilusa në Anadollin Perëndimor. "Tabela e Tawagalawas" Sipas studiuesve të fushës, me shumë mundësi ne shekullin XIII para Krishtit, gjatë sundimit të mbretit hitit Hattusili III, tabela kuneiforme që lidhet me “Letrën e Tawagalawas” flet për një mosmarrëveshje ku përfshihet një person i quajtur Piyamaradu, në Anadollin Perëndimor dhe në lidhje me Wilusën. Ky material është i rëndësishëm sepse tregon se Hititët dhe Ahhiyawa i drejtoheshin njëri-tjetrit si fuqi të rëndësishme rajonale, me interesa në Anadollin Perëndimor. "Letra e Milawatës" Kjo është një letër diplomatike hitite e fundit të shekullit XIII p.e.s., ndoshta nga koha e mbretërimit të Tudhaliya IV, drejtuar një sundimtari të Anadollit Perëndimor. Pjesa më interesante për Trojën është se letra përmend Wilusën, Walmun, një ish-mbret të Wilusës, Piyamaradun, dhe Milawatën, e cila përgjithësisht lidhet me Ishullin e Miletin/Millawandën. Mbreti hitit i kërkon sundimtarit të Anadollit Perëndimor të bashkëpunojë për rikthimin e Walmut si mbret të Wilusës. Kjo është e rëndësishme sepse tregon se Wilusa ishte një njësi politike reale, me mbretin e saj, brenda sistemit diplomatik të botës hitite. Shumica e studiuesve pranojnë sot lidhjen Wilusa–Ilion/Trojë, megjithëse disa hollësi të gjeografisë së Anadollit Perëndimor vazhdojnë të diskutohen. "Letra e Manapa-Tarhuntës" Kjo është edhe më interesante, sepse është më e hershme, ndoshta nga koha e mbretërimit të Muwattallit II, në fillim të shekullit XIII p.e.s. Letra është shkruar nga Manapa-Tarhunta, sundimtari i Tokës së Lumit Seha, drejtuar mbretit hitit. Një nga pjesët më interesante të tekstit lidhet me Wilusën dhe me veprimet ushtarake hitite. Teksti tregon se trupat hitite shkuan kundër Wilusës. Kjo është jashtëzakonisht interesante, sepse tregon se Wilusa/Troja ishte e përfshirë në konfliktet politike dhe ushtarake të Anadollit Perëndimor gjatë Epokës së Bronzit të Vonë. Por edhe këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Letra përmend gjithashtu Piyamaradun, i cili kishte sulmuar Tokën e Lumit Seha dhe Lazpën, që zakonisht identifikohet me ishullin e Lesbosit. Asnjëra nga këto shkrime te hershme nuk provon se Lufta e Trojës e Homerit ndodhi pikërisht ashtu siç rrëfehet në epikë. Por dokumentet hitite tregojnë diçka shumë të rëndësishme Në shekullin XIII p.e.s. ekzistonte një mbretëri e quajtur Wilusa në Anadollin Perëndimor dhe ajo ishte e përfshirë në konfliktet politike e ushtarake ku shfaqej edhe fuqia Ahhiyawa, e cila lidhet gjerësisht me botën mikenase. Kjo e bën shumë më interesante pyetjen nëse tradita homerike për Trojën mund të ketë ruajtur kujtime të transformuara të konflikteve reale të Epokës së Bronzit të Vonë midis botës mikenase dhe asaj hitite. Por t’i kthehemi përsëri burimeve klasike Studiuesit më të njohur të fushës theksojnë faktin se, në burimet klasike greke mbi Iliadën dhe Odisenë, “Homeri/ët” nuk e përmendin Kalin e Trojës si ngjarjen kryesore të luftës. Iliada mbyllet me funeralin e Hektorit, duke lënë jashtë narrativës kalin e drunjtë. Kali i Trojës përmendet në Librin IV të Odisesë, në vargjet 271–289, por edhe këtu vetëm kalimthi dhe jo si një përshkrim i plotë. Në Librin VIII të Odisesë, në vargjet 492–520, Demodoku këndon për luftëtarin Epeius, i cili ndërtoi kalin ku Odiseu u fsheh së bashku me shokët e tij. Po ashtu, në Librin XI, vargjet 523–532, përmendet Neoptolemi dhe Kali i Drunjtë. Pra, çuditërisht, në Iliadën e Homerit Kali i Trojës nuk përmendet fare, ndërsa në Odisea përmendet vetëm në pjesë të shkurtra. Dhe kjo është historikisht mjaft e rëndësishme. Ngjarja e famshme dhe e detajuar që njohim sot - Sinoni, Laokonti, mashtrimi i Trojanëve, futja e kalit në qytet dhe shkatërrimi gjatë natës - nuk gjendet në Iliadën e Homerit. Versioni më i plotë që ka mbijetuar është shumë më i vonshëm, veçanërisht në Eneidën e Virgjilit, në Librin II. Poemat më të hershme greke të Ciklit Epik, veçanërisht Iliada e Vogël dhe Shkatërrimi i Trojës, e trajtonin këtë episod, por sot ato kanë humbur. Pra, në këtë epope të rëndësishme botërore që kemi trashëguar përmes Iliadës dhe Odisesë, kemi të bëjmë me një traditë letrare që dukshëm ka ruajtur dhe transformuar materiale më të hershme të lidhura me botën e Epokës së Bronzit. Periudha klasike greke, nëpërmjet artit dhe letërsisë, e trashëgoi, e riformësoi dhe e shpërndau këtë traditë në një hapësirë të gjerë mesdhetare. Nga ky këndvështrim, i trajtuar nga zërat më të rëndësishëm të botës akademike, Lufta e Trojës është një ngjarje që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me debatet nacionaliste ballkanase, por me një trashëgimi me përmasa universale. Në shekullin XIII p.e.s. nuk ekzistonin shtetet-kombe që njohim sot. Nuk ekzistonte Shqipëria moderne. Nuk ekzistonte Greqia moderne. Nuk ekzistonte Turqia moderne. Ekzistonin mbretëri, qytete, popullsi, gjuhë, aleanca, migrime, tregti dhe konflikte. Prandaj, sa herë që një zbulim arkeologjik përdoret për të “provuar” identitetin modern të një populli, duhet të bëhemi pak më të kujdesshëm. Historia nuk është një konkurs. dhe as Troja nuk është një trofe që duhet fituar ne betejen nacionaliste. Dhe ndoshta kjo është ajo që më bëri më shumë përshtypje në atë leksion shumë vite më parë në Universitetin e Çikagos. Atje, larg atmosferës së debateve tona ballkanike, studiuesit nuk kishin nevojë të shpallnin fitues dhe as kombe qe kishin mbritur shirtin e finishit te paret Ne leksionet shkencore degjohej argumenta pohime si , Këtë e dimë. Këtë e mbështet arkeologjia. Kjo është një hipotezë dhe mund te argumentohet si mundesi, ose këtë ende nuk e dimë. Ndoshta kjo është mënyra më e mirë për të studiuar të kaluarën. Sepse sa më shumë mësojmë për Trojën, aq më shumë kuptojmë se bota e Antikitetit ishte shumë më komplekse sesa versionet e thjeshta që sot përpiqemi t’i përdorim për të mbështetur debatet tona nacionaliste. Dhe ndoshta, pas gjithë zhurmës së krijuar nga filmi “Odisea”, pyetja më interesante nuk është “Kujt i përket trashegimia Trojane por cfarë mund të na mësojë Troja?” Burime Bentley, R. (1713) Remarks Upon a Late Discourse of Free-Thinking, in a Letter to F.H.D.D. Phileleutherus Lipsiensis, London. Bozzone, C. and Sandell, R. (2021) One or many Homers? Using quantitative authorship analysis to study the Homeric Question. In Goldstein, D.M., Jamison, S.W. and Vine, B. (eds.), Proceedings, 32nd UCLA Indo-European Conference. Cline, E.H. (2013) The Trojan War. Oxford: Oxford University Press. Dalby, A. (2007) Rediscovering Homer: inside the origins of the epic. W.W. Norton & Co., New York. Duè, C. and Marks, J. (2020) The Homeric Question. In Pache, C.O., Dué, C., Lupack, S. and Lamberton, R. (eds.), The Cambridge Guide to Homer. Cambridge: Cambridge University Press. Grafton, A., Most, G.W. and Zetzel, J.E.G. (eds.). (1985) F. A. Wolf: Prolegomena to Homer. Princeton University Press, Princeton. Hédelin, F. (1715) Conjectures Academiques, ou Dissertation sur l’Iliade. Paris: F. Fournier. [posthumous publication]. Hesiod, Works and Days, 156–173. 8th cent. Homer, (1919) The Odyssey. Translated by A.T. Murray. Loeb Classical Library. Cambridge, MA, Harvard University Press, London: William Heinemann Homer, (1924) The Iliad. Translated by A.T. Murray. Loeb Classical Library. Cambridge, MA, Harvard University Press, London: William Heinemann Homer, (2012) The Iliad. Translated by A. Verity. Oxford University Press Homer, (2016) The Odyssey. Translated by A. Verity. Oxford University Press. Janko, R. (1998) The Homeric poems as oral dictated texts. The Classical Quarterly Lane Fox, R. (2024) Homer and his Iliad. London: Penguin Books. Lang, A. (1906) Bronze and iron in Homer. Revue Archéologique 7. Letoublon, F. (2018) Living in iron, dressed in bronze. Metal formulas and the chronology of the ages. Journal of Social Science Montanari, F. (1976) Omero, Eubulo, i pesci e i Chorizontes. Studi Classici e Orientali 2. Moran, J. (2022) The composition and transmission of the Homeric Poems: a summary. Journal of Classical Teaching Moran, W.L. (1992) The Amarna Letters. Johns Hopkins University Press. Baltimore MD. Nagy, G. (1996) Homeric Questions. Chap. 3 Homer and the Evolution of a Homeric Text. Center for Hellenic Studies. Nagy, G. (2003) Homeric Responses. Introduction, Center for Hellenic Studies. Palaima, T.G. and Sikkenga, E. (1999) Linear A > linear B. In Betancourt, P.P., Karageorghis, V., Laffineur, R. and Niemeier, W.D. (eds.), Gary Beckman, Hittite Diplomatic Texts, 2nd edition, 1999. Gary Beckman, Trevor Bryce & Eric H. Cline, The Ahhiyawa Texts, Society of Biblical Literature, 2011. British Museum: Treaty of Muwattalli II and Alaksandu of Wilusa The Ahhiyawa Texts/Marrë nga profili në Facebook i autorit SI.E./ReportTv.al auron tare filmi odisea Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5175 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

