Kompania DEL-CNG shpk në pronësi të sipërmarrëses ukrainase Nataliya Prykhodko ka reaguar sot ndaj audiopërgjimeve të bëra publike disa ditë më parë nga ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, të cilat rezultojnë të jenë realizuar në zyrat e saj në Tiranë. Në qendër të bisedave të përgjuara ka qenë biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas Ahmetajt, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusisht folës, të cilët u identifikuan vetëm me emrat Igor dhe Sergei. Sipas Ahmetajt, bëhej fjalë për një plan për trafik të armëve dhe municioneve duke përdorur Shqipërinë, përmes sipërmarrjeve ku Yeffet është partner me ndërmarrjen ushtarake shqiptare Kayo, si dhe plane biznesi, kryesisht në sektorin energjetik. Ndërsa flet për një “audiomaterial marrë përmes një përgjimi të paautorizuar në ambientet private të Shoqërisë”, avokati i DEL-CNG shpk, Altin Kaziaj, përmes një deklarate shprehet se “Ron Yeffet nuk është përfaqësues, punonjës, ortak apo administrator i DEL CNG shpk dhe nuk ka asnjë autorizim të veprojë apo marrë angazhime në emrin e shoqërisë”. LEXO EDHE:'KAYO duhet hetuar', Xhixho: Paratë e shqiptarëve po dalin jashtë kontrollit të shtetit Në bisedat e përgjuara Yeffet dëgjohet të japë instruksione se si do të duhej të vepronin ukrainasit për një sipërmarrje në fushën e gazit dhe si ai merrte përsipër t’u hapte dyert në Ministrinë e Energjitikës. “Shoqëria nuk ka marrëdhënie biznesi me të dhe pran e tij në takim nuk përbën për shoqerinë miratim të qëndrimeve të tij. Hedhim poshtë çdo aludim spekulativ për skema kriminale, përfitimi të paligjshme, apo marrje të paligjshme asetesh. Sqarojmë se përfaqësuesit tanë kanë këmbëngulur qartë se çdo propozim-procedurë, duhej të ndiqej ekskluzivisht në rrugë të ligjshme. Dëgjimi i një propozimi apo bërja e pyetjeve në një takim privat nuk përbën miratim apo përfshirje në veprimtari të paligjshme”, thuhet në reagimin e avokatit Kaziaj. DEL CNG shpk rezulton të jetë themeluar në vitin 2023. Objekti I veprimtarisë së saj është “ndërtimi i një impianti të kompresimit të gazit, përfshirë por pa u kufizuar në ndërtimin e të gjithë infrastrukturës së kantierit, tubacionit nga fusha/kolektori i gazit deri në kantier, kompresor/turbozgjerues, depot e gazit. Ndërtimi i një laboratori të çertifikuar për testimin e mostrave të gazit”. Komunikimi i bërë publik nga ish zëvendëskryeministri prekte disa tema, që nga krijimi i një kompanie të përbashkët me aksioner 20 përqind shtetin, për një projekt energjetik në Delvinë, te një skemë e ngjashme për gazin në Vlorë, ku partnerët ukrainas do të duhet të krijojnë një kompani mbulesë në Shtetet e Bashkuara, deri te biseda që lënë të kuptosh për një trafik të mundshëm armësh e municionesh të prodhuara në Afrikë e që sipas një fraze në audiopërgjim, paketimi do të bëhej në Shqipëri. Gjatë bisedave dëgjohen herë pas here referenca për KAYO-n dhe Timak-un, kompaninë në të cilën Yeffet është partner me 49 përqind dhe Arjeta Puca ka 51%. Timak ka hyrë në partneritet me ndërmarrjen shtetërore ushtarake Kayo, ku ka 80 përqind të Timak Defence. Yeffet dhe Puca kanë në bashkëpronësi në Shqipëri edhe kompani të lidhura me Timac si TIMAK AVIATION, UNO18 në fushën e prodhimit dhe shitjes së armëve e disa kompani të tjera. SI.E./Shqiptarja.com TAG: DEL-CNG arben ahmetaj Ron Yeffet kayo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Shtator, 12:58
Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 31.7% Të gabuar 62.1% Nuk e di 6.1% Vota total: 2132 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?

