Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

‘Audi’ përplas për vdekje 13-vjeçarin me monopatinë në Lezhë, shoqërohet drejtuesi! Mjeti përfundon në kanal në Fushë-Krujë, vdes shoferi (VIDEO)


Dy aksidente me viktima u regjistruan në Lezhë dhe Fushë-Krujë. Një 13-vjeçar me monopatinë u përplas për vdekje nga një “Audi”, ndërsa në aksin Borizanë-Thumanë humbi jetën një 62-vjeçar pasi makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen janë regjistruar ditën e sotme. Një 13-vjeçar, i cili po lëvizte me monopatinë, u përplas nga një automjet tip “Audi” në rrugën që lidh Fishtën me aksin Lezhë-Shkodër. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa “Audi” përfi në kanal. Fatkeqësisht, i mituri nuk u mbijetoi plagëve. Drejtuesi i “Audi”-t udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur. Asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shoferi Ervis Kume është shoqëruar në polici. "Informacion paraprak-Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë. LEXO EDHE:Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfn në kanal! Humb jetën drejtuesi (EMRI) Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit", informoi policia. Ndërkohë, në aksin Borizanë-Thumanë, një makinë doli nga rruga dhe përfi në kanal. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën drejtuesi 62-vjeçar, Vath Leka. 34 aksidente më shumë u regjistruan në korrik 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Nga aksidentet, 235 persona mbetën të vrarë ose të plagosur. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:51 Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfn në kanal! Humb jetën drejtuesi (EMRI) Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 62-vjeçari në aksin rrugor Fushë Krujë-Borizanë.Burime për Report Tv bëjnë të ditur se automjeti i drejtuar nga 62-vjeçari Vath Leka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë, duke rënë në pas në kanal.Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i mjetit, 62-vjeçari Vath Leka, ndërkohë që Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.Njoftimi i Policisë:Krujë/Informacion paraprak-Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. R.Xh/Shqiptarja.com Share U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Ervis Kume aksident me vdekje aksident rrugor Lezhe Durres Vath Leka Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.9% Nuk e di 12.7% Vota total: 3882 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?