Lajme Zone
Athinë/ Breshëri plumbash ndaj kafenesë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare
BotëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Athinë/ Breshëri plumbash ndaj kafenesë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

Një 10-vjeçare është plagosur mbrëmjen e së premtes në Athinë, pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një kafeneje në zonën e Agios Panteleimonas. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën “Agorakritou”, ku katër persona, që udhëtonin me një automjet, iu afruan lokalit dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij. Në momentin e sulmit, në kafene ndodheshin rreth 10 persona, të gjithë me origj

Një 10-vjeçare është plagosur mbrëmjen e së premtes në Athinë, pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një kafeneje në zonën e Agios Panteleimonas. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën “Agorakritou”, ku katër persona, që udhëtonin me një automjet, iu afruan lokalit dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij.

Në momentin e sulmit, në kafene ndodheshin rreth 10 persona, të gjithë me origjinë shqiptare. Mes tyre ishte edhe një vajzë rreth 10 vjeç, e cila mbeti e plagosur në këmbë.

Ende nuk është përcaktuar nëse e mitura u godit drejtpërdrejt nga një plumb apo u dëmtua nga copëzat e materialeve të goditura gjatë të shtënave.

Nëna e vajzës, gjithashtu me origjinë shqiptare, e transportoi menjëherë të miturën me automjet privat drejt spitalif.

Pas sulmit, policia ka gjetur edhe një automjet të djegur, për të cilin dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e sulmit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm