Lajme Zone
Atentati në Vorë/ Detaje të reja, autori qëndroi 1 orë i maskuar, u largua me këmbë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Vorë/ Detaje të reja, autori qëndroi 1 orë i maskuar, u largua me këmbë

Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca ndaj ish-financ...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur në Bërxullë të Vorës, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Edmond Sula.

Sipas të rejave nga hetimi, 50-vjeçari është ekzekutuar nga një autor i vetëm. Autori ka qëndruar i maskuar për rreth 1 orë në një largësi rreth 50 metra dhe ka përfituar nga rrethanat, pasi zona ishte në errësirë.

Më pas, autori ka pritur Sula ka lënë ambientet e lokalit pranë lagjes ku banonte dhe në momentin që ka mbërritur në shtëpi, e ka qëlluar me plumb.

Deri më tani dyshohet se autori ka përdorur armë të gjatë më dylbi.

Pas kryerjes së krimit, autori është larguar në këmbë nëpër ara dhe më pas dyshohet se është larguar me automjet që e kishte fshehur në zonë tjetër./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.