Lajme Zone
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Sarandë/ 73-vjeçari që mbeti i plagosur mbërrin tek Trauma


Me motor dhe skafandra në kokë, dy persona hapën zjarr në mes të Sarandës, duke lënë të vrarë Artan Myrtajn, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”.

Me motor dhe skafandra në kokë, dy persona hapën zjarr në mes të Sarandës, duke lënë të vrarë Artan Myrtajn, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”.

Atentati ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës në qendër të qytetit, në zonën e quajtur ish-agjencia.

Autorët, të cilët lëviznin me motor, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Myrtajt dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Skëndaj gjendej i ulur në një kafë përballë vendit të ngjarjes. Plumbi ka përshkuar xhamin e dritares dhe e ka goditur.

73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, është nisur me helikopter drejt Tiranës dhe ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Skëndaj ka marrë një plumb në gjymtyrët e poshtme./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet xhevdet skendaj