Lajme Zone
Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit! Vendosi kamerën për të monitoruar lëvizjet e 'viktimës'! Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur (EMRI)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit! Vendosi kamerën për të monitoruar lëvizjet e 'viktimës'! Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur (EMRI)

22-vjeçari Edison Agolli, vëllai i autorit të plagosjes së Brian Syzos në Pogradec, ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarje. Blutë kanë arrestuar edhe vetë Brian Syzon, i cili do të vuajë një dënim prej 3 vite e 4 muaj burg për "prodhim dhe shitje narkotikësh".

Pas ngjarjes së rëndë të 30-qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë Brian Syzo, Policia ka vënë në pranga vëllain e autorit Nikolla Agolli, 22-vjeçarin Edison Agolli, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim. Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se ditën e djeshme është kapur 22-vjeçari Edison Agolli, i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë Brian Syzon. 22 vjeçari u shpall në kërkim që në momentin kur ndodhi ngjarja, ndërsa u bë i mundur arrestimi i tij nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Korçë. LEXO EDHE:Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve: 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit! Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e "vrasjes me paramendim e kryer për interes, hakmarrje" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Njëkohësisht krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të IEVP Drenovë për të parë lëvizjet e Syzos. Po ashtu, është arrestuar edhe 35-vjeçari Brian Syzo, i plagosur në ngjarjen e Pogradecit, pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi një vendim të Shkallës së Parë të Gjykatës së Pogradecit në vitin 2023, për "prodhim dhe shitje narkotikësh", ku Syzo do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: edison agolli Brian Syzo tentative vrasje Korce pogradec Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4906 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?