Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli, i njohur si ‘Çilo Hunderri’, u vra me bombë të telekomanduar! Pistat e hetimit, nga lidhjet me grupe kriminale te hakmarrja si informator i dyshuar i policisë


Ka humbur jetën mëngjesin e sotëm Beqir Devolli, njohur si ‘Çilo Hunderri’, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e së shtunës. I plagosur ka mbetur shoku i tij, Erigels Mela. Atentati me bombë të telekomanduar në makinë ndodhi para drejtorisë së policisë në Gjirokastër. Janë disa pista ku hetohet aktualisht, nga lidhjet me grupet kriminale tek hakmarrja si informator i mundshëm i policisë.

Beqir Devolli, 45 vjeç, i njohur në Gjirokastër me nofkën “Çilo Hundërri” ishte nisur nga Tirana për në Gjirokastër pasditen e së shtunes. Rrugës, pa hyrë në qytet, ka konsumuar një kafe me 26-vjeçarin Erigels Mela. Të dy bashkë vazhduan drejt qendrës por në bulevardin “18 shtatori”, përballë Drejtorisë së Policisë, vetem 10 metra larg saj, makina shpërtheu ne ecje. Këto janë pamjet që sjell Report TV ku nga shpërthimi i fuqishëm, “Mercedes Benz” në pronësi të Çilo Hundërrit” përfi në trafikndarëse. Menjëherë në vendngjarje mbërritën hetuesit, ndërsa dy të plagosurit u transportuar në spital. Mëngjesin e kësaj të diele u tentua transportimi i 45-vjeçarit drejt spitalit të Traumës por humbi jetën në ambulancë. Ndërsa miku i tij, 26-vjeçar është në gjendje të stabilizuar në spitalin e Gjirokastrës. Ka dyshime të forta se në atentat janë përfshirë dy persona, të cilët kanë ndjekur shënjestrën nga Viroi deri tek Drejtoria e Policisë, ku realizuan shpërthimin e telekoamanduar nga një distancë jo më shumë se 30 metra. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një banke, që kanë filmuar ngjarjen. LEXO EDHE:Atentati në Gjirokastër/ Në automjet u vendos rreth 300 gram tritol! I plagosuri, djali i ish-prokurorit Përparim Mela! Vëllai i tij ortak me bosin e rrjetit të mashtrimit me Call Centera Rreth 300 gramë lëndë plasëse, që dyshohet tritol ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit. Hetimet janë përqëndruar tek e shkuara e viktimës ‘Çilo Hunderri’. Në vitet 2000 ka qenë i skeduar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa në 2012, në Shqipëri ishte dënuar për trafik të klandestinëve. Ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me hakmarrjen. Ka dyshime të forta se Beqir Devolli mund të jetë përfshirë në atentatin e Sarandës, ku mbeti i vrarë, 20 ditë më parë, 44-vjeçari Artan Myrtaj, i njohur si Tani i Ruzhdiut. Burime të tjera thanë se viktima dyshohet se ka qenë shofer i një grupi kriminal dhe nga ana tjeter dyshohet se ka pasur edhe rolin e informatorit të policisë mbi trafikun e drogës. Në këtë kontekst, shpërthimi pranë Drejtorisë së Policisë dyshohet se mund të ketë qenë mesazh i koduar. Fillimisht, hetimet u përqendruan tek 26-vjeçari që mbeti i plagosur Erigels Mela, të cilit në prill të vitit të kaluar i dogjën makinën “Range Rover”. Ngjarja asokohe nuk u zbardh, por dyshohet se ishte një formë presioni. 26 vjeçari është djali i ish-prokurorit Përparim Mela dhe Mimoza Melës, aktualisht sekretare në prokurorinë e Gjirokastrës. Vëllai i tij Jurgen Mela, biznesmen, rezulton ortak në disa shoqëri tregtare në Tiranë, në njërën prej tyre ‘Gama Media Communication’, bashkëortak me Granit Pepnikën, i arrestuar në muajin Korrik të 2026-ës në Dhërmi, i akuzuar si bosi i një rrjeti mashtrimi përmes Call Center-ave. Në verifikim nga policia për këtë rast u vu edhe Jurgen Mela, por ndaj tij, Prokuroria nuk rezulton të ketë ngritur asnjë akuzë. 26 vjeçari Erigers Mela që i mbijetoi shpërthimit ishte mik me viktimën 'Çilo Hunderri' dhe, sipas informacioneve, shpesh përdornin makinat e njëri-tjetrit, gjë që mund të çojë hetimet për ngjarjen në pista të tjera. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:31 Atentati në Gjirokastër/ Në automjet u vendos rreth 300 gram tritol! I plagosuri, djali i ish-prokurorit Përparim Mela! Vëllai i tij ortak me bosin e rrjetit të mashtrimit me Call Centera Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si ‘Çilo Hunderri’, si dhe mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela. Erigers Mela kishte shoqëri edhe me 'Çilo Hunderrin' dhe, sipas informacioneve, shpesh përdornin makinat e njëri-tjetrit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet rreth 300 gram TNT.26-vjeçari që i mbijetoi shpërthimit rezulton të jetë djali i ish-prokurorit Përparim Mela, ndërsa e ëma e tij, Mimoza Mela, aktualisht është sekretare në Prokurorinë e Gjirokastrës. Jo vetëm kaq, por edhe vëllai i tij, Jurgen Mela, dyshohet se ka pasur lidhje edhe me një skemë mashtrimi përmes call center-ave.Jurgen Mela është biznesmen dhe ortak në dy shoqëri tregtare në Tiranë, i cili është vënë në verifikim nga Policia e Shtetit në kuadër të hetimeve për skemat e mashtrimit kompjuterik të qytetarëve europianë përmes aktivitetit të call center-ave. Por ndaj tij, Prokuroria nuk rezulton të ketë ngritur akuzë për këtë çështje.Më 12 prill 2024, ai themeloi kompaninë “JM Development” së bashku me bashkëshorten e tij, Megi Mela, me seli pranë rrugës “Jordan Misja” në Tiranë.Më herët, ai ka qenë bashkëpronar, me 50% të kuotave, së bashku me Granit Pepnikën, në kompaninë “Gama Media Communication”, e cila aktualisht rezulton e pezulluar.Ortaku i Melës, Granit Pepnika, i akuzuar si bosi i një rrjeti mashtrimi përmes Call Center-ave, është arrestuar në korrik në një resort në Dhërmi. Grupi i Pepnikës, ku dyshohet se ishte përfshirë edhe Jurgen Mela, zhvati 50 mln € nga evropianët përmes Call Center-ave dhe u godit në prill të këtij viti. Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj Pepnikës masën e arrestit në burg për 'mashtrim kompiuterik' dhe 'pastrim parash'.Në pranga përfi edhe bashkëpunëtori i tij, 31-vjeçari Xhoni Hitaj, edhe ai i shpallur në kërkim, si dhe 28-vjeçari nga Tirana, Redion Rexhmati, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.Operacioni për goditjen 3 e call center-ave mashtrues që ushtronin aktivitetin kriminal në 12 zyra në kryeqytet, u krye në prill të këtij viti pas një hetimi 2-vjeçar të Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet austriake. Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan 900 mijë euro cash dhe në pranga ranë 10 persona. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 12:01 Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli u ndoq që nga Viroi! Shpërthimi u krye me telekomandë pasi u ngrit nga kafja! Pistë hetimi hakmarrja për ‘Tanin e Ruzhdiut’ Shpërthimi me tritol ndaj Benz-it të Beqir Devollit në Gjirokastër është konfirmuar të ketë ndodhur me telekomandë. Burime për Report Tv shprehen se telekomanduesi e kishte ndjekur 45-vjeçarin që nga Viroi, rreth 3 kilometra deri në vendin e shpërthimit.Viktima, i njohur edhe me nofkën ‘Çilo Hunderri’, piu kafe me një shok dhe më pas hipi në makinën që më pas shpërtheu.Ai, bashkë me pasagjerin Erigels Mela, kërcënoheshin, ndërsa 26-vjeçarit vitin e kaluar iu dogj edhe makina në formë paralajmërimi.Devolli ka qenë nën arrest shtëpie në Tiranë për dy vjet.Shpërthimi para policisë ishte i mirëmenduar pasi prisnin sa të zbrazej rruga. Pista e hetimit dyshohet dhe për një hakmarrje të mundshme me Artan Myrtajn që u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 08:02 Ndërroi jetë pas atentatit të mbrëmshëm me tritol në makinë, Report Tv siguron foton e viktimës Beqir Devolli Personi në foto është Beqir Devolli, shënjestra që mbeti viktimë e atentatit me tritol mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm ndërsa transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Devolli po drejtonte makinën e tij tip ‘Benz’ dhe shoqërohej nga Rigers Mela në momentin e ngjarjes. Sipas informacioneve, 48-vjeçari sapo ishte kthyer nga Tirana. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: plagosje vrasje Artan Myrtaj erigels mela tritol Gjirokaster atentat Beqir Devolli Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.4% Jo 34.3% Nuk e di 6.3% Vota total: 5876 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?