Beqir Devolli, 45 vjeç, i njohur në Gjirokastër me nofkën “Çilo Hunderri” ishte nisur nga Tirana për në Gjirokastër pasditen e së shtunes. Rrugës, pa hyrë në qytet, ka konsumuar një kafe me 26-vjeçarin Erigels Mela. Të dy bashkë vazhduan drejt qendrës por në bulevardin “18 shtatori”, përballë Drejtorisë së Policisë, vetem 10 metra larg saj, makina shpërtheu ne ecje. Këto janë pamjet që sjell Report TV ku nga shpërthimi i fuqishëm, “Mercedes Benz” në pronësi të Çilo Hunderrit” përfi në trafikndarëse. Sipas burimeve nga grupi hetimor, sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet nën 300 gram. Menjëherë në vendngjarje mbërritën hetuesit, ndërsa dy të plagosurit u transportuan në spital. Mëngjesin e kësaj të diele u tentua transportimi i 45-vjecacrit drejt Spitalit të Traumës por humbi jetën në ambulancë. Ndërsa miku i tij, 26-vjeçar është në gjendje të stabilizuar në spitalin e Gjirokastrës. LEXO edhe...Atentati me tritol në Gjirokastër/ Në automjet u vendos rreth 300 gram lëndë shpërthyese, i ati i të plagosurit Erigels Mela ka qenë prokuror Ka dyshime të forta se në atentat janë përfshirë dy persona, të cilët kanë ndjekur shënjestrën nga Viroi deri tek Drejtoria e Policisë, ku realizuan shpërthimin e telekomanduar nga një distancë jo më shumë se 30 metra. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një banke të nivelit të dytë, që kane filmuar ngjarjen. Lënda plasëse, që dyshohet tritol, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, që vërteton plotësisht se shënjestër ishte “Çilo Hunderri”. Fillimisht, hetimet u përqendruan tek 26-vjeçari Erigels Mela, në prill të vitit të kaluar i dogjën makinën “Range Rover”. Ngjarja asokohe nuk u zbardh, por dyshohet se ishte formë presioni. Erigels Mela ka pasur të atin prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe momentalisht e ëma e tij, Mimoza Mela, punon si sekretare në këtë Prokurori. Tashmë hetimet janë përqendruar tek e shkuara e viktimës. Në vitet 2000 ka qenë i skeduar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike ndërsa në Shqipëri ka qenë i dënuar në 2012 për trafik të klandestinëve. Ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me hakmarrjen. Ka dyshime të forta se Beqir Devolli mund të jetë përfshirë në atentatin e Sarandës, ku mbeti i vrarë, 20 ditë më parë, 44-vjeçari Artan Myrtaj, njohur si Tani i Ruzhdiut. Burime të tjera thanë se viktima dyshohet se ka qenë shofer i një grupi kriminal dhe nga ana tjetër dyshohet se ka pasur edhe rolin e informatorit të policisë, ku ka cuar informacione mbi trafikun e drogës. Në këtë kontekst, shpërthimi pranë Drejtorisë së Policisë dyshohet se mund të ketë qenë mesazh i koduar. Share Ora 16:31 Atentati me tritol në Gjirokastër/ Në automjet u vendos rreth 300 gram lëndë shpërthyese, i ati i të plagosurit Erigels Mela ka qenë prokuror Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si ‘Çilo Hunderri’, si dhe mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela.Sipas burimeve nga grupi hetimor, sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet rreth 300 gram.Ndërkohë i ati i Erigels Melas, Përparim Mela, ka qenë prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës. Momentalisht e ëma e tij, Mimoza Mela, punon si sekretare në këtë Prokurori. Share Ora 12:01 Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli u ndoq që nga Viroi! Shpërthimi u krye me telekomandë pasi u ngrit nga kafja! Pistë hetimi hakmarrja për ‘Tanin e Ruzhdiut’ Shpërthimi me tritol ndaj Benz-it të Beqir Devollit në Gjirokastër është konfirmuar të ketë ndodhur me telekomandë. Burime për Report Tv shprehen se telekomanduesi e kishte ndjekur 45-vjeçarin që nga Viroi, rreth 3 kilometra deri në vendin e shpërthimit.Viktima, i njohur edhe me nofkën ‘Çilo Hunderri’, piu kafe me një shok dhe më pas hipi në makinën që më pas shpërtheu.Ai, bashkë me pasagjerin Erigels Mela, kërcënoheshin, ndërsa 26-vjeçarit vitin e kaluar iu dogj edhe makina në formë paralajmërimi.Devolli ka qenë nën arrest shtëpie në Tiranë për dy vjet.Shpërthimi para policisë ishte i mirëmenduar pasi prisnin sa të zbrazej rruga. Pista e hetimit dyshohet dhe për një hakmarrje të mundshme me Artan Myrtajn që u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë. Share Ora 08:02 Ndërroi jetë pas atentatit të mbrëmshëm me tritol në makinë, Report Tv siguron foton e viktimës Beqir Devolli Personi në foto është Beqir Devolli, shënjestra që mbeti viktimë e atentatit me tritol mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm ndërsa transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Devolli po drejtonte makinën e tij tip ‘Benz’ dhe shoqërohej nga Rigers Mela në momentin e ngjarjes. Sipas informacioneve, 48-vjeçari sapo ishte kthyer nga Tirana. Share P.J/R.Xh/ReportTv.al erigels mela tritol Gjirokaster atentat Beqir Devolli Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.5% Jo 34.3% Nuk e di 6.2% Vota total: 5625 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

