Lajme Zone
Atentati në Fier, makina e djegur dërgohet për ekspertizë shkencore
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Fier, makina e djegur dërgohet për ekspertizë shkencore

Automjeti i djegur, i gjetur në rreth rrotullimin e Pojanit dhe që dyshohet se lidhet me vrasjen e 60-vjeçarit Selami Hasani, po transportohet nga policia për t’iu nënshtruar një tjetër këqyrjeje nga ekspertët e Policisë Shkencore.

Pas veprimeve të para në vendngjarje, hetuesit kanë vendosur që automjeti të ekzaminohet në mënyrë më të detajuar, me qëllim zbulimin e gjurmëve dhe provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Mësohet se gjatë kontrolleve të kryera deri më tani, brenda automjetit nuk është gjetur arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në atentat. Ekspertimi i mëtejshëm pritet të jetë një tjetër element i rëndësishëm në hetimet për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së vrasjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet