Skënder Hita Pas atentatit, grup i posaçëm për situatën kriminale në Sarandë; Policia paralajmëron masa në varësi të rezultateve të vlerësimit Pas atentatit ku humbi jetën Artan Myrtaj, Policia e Shtetit ka nisur një rivlerësim të plotë të situatës kriminale në Sarandë, ndërsa nën lupë do të vendoset edhe puna e strukturave vendore të Policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Sigurisë Publike. Vendimi është marrë pas analizës së zhvilluar me drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas ngjarjes së 20 shtatorit 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, rivlerësimi nuk do të kufizohet vetëm te situata kriminale në zonë. Objekt i tij do të jetë edhe performanca e të gjithë zinxhirit drejtues të Komisariatit të Sarandës, si dhe e efektivëve të rolit bazë dhe të rolit të parë drejtues. Në varësi të përfundimeve, Policia paralajmëron marrjen e masave përkatëse.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Sigurisë Publike, me qëllim kryerjen e një rivlerësimi të plotë dhe të thelluar të situatës kriminale në rrethin e Sarandës, në bashkëpunim me DVP Vlorë, stafin drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe strukturat e tij hetimore”, njofton Policia e Shtetit.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit dhe efektivët e Komisariatit të Sarandës do t’i nënshtrohen një vlerësimi të performancës, nga rezultatet e të cilit do të varen edhe veprimet që do të ndërmerren.
“Gjithashtu, po kryhet një rivlerësim i performancës së të gjithë zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë, si dhe i efektivëve të rolit bazë dhe të rolit të parë drejtues. Në bazë të performancës së tyre, do të ndërmerren veprimet e duhura”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur gjithashtu se paralelisht po punohet për ngritjen e strukturave të specializuara që do të fokusohen te hetimi i krimeve të rënda dhe lufta kundër krimit të organizuar.
“Paralelisht, po punohet për krijimin e strukturave të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për garantimin e mbështetjes së tyre me bazën e nevojshme logjistike”, deklaron Policia.
Ndërkohë, hetimet për atentatin ku humbi jetën Artan Myrtaj vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Sipas Policisë, veprimet hetimore po zhvillohen në koordinim me operacionet e efektivëve në terren.
“Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive hetimore, të koordinuara ngushtësisht me veprimet operacionale të shërbimeve të Policisë në terren.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të autorëve, si dhe për forcimin e mëtejshëm të sigurisë në territorin e Sarandës dhe në të gjithë vendin”, përfn njoftimi.atentati ndaj artan myrtajt skënder hita Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Alarm në Vlorë, zjarri përhapet në Shushicë; flakët rrezikojnë tre banesa 21 Shtator 2026, 14:3814:38Kronike 2.1 ton kokainë në bord, skema si po përdoren narko-velierat nga mafia shqiptare në Spanjë; kush ishte “noteri” 21 Shtator 2026, 13:3513:35Kronike Vrau gruan në sy të nipërve, Hysni Patushit i komunikohet në QSUT masa e arrestit me burg 21 Shtator 2026, 13:1913:19Kronike Atentati në Sarandë ku u vra Artan Myrtaj, RENEA zbarkon në shtëpinë e Ervis Lamit 21 Shtator 2026, 13:0113:01Kronike Vrasja e Ferdinant Hotit merr kthesë të re, arrestohet shqiptari me të fejuarën 21 Shtator 2026, 12:5412:54Kronike Kapet “narkoveliera” me 2 ton kokainë në Spanjë, arrestohet shqiptari dhe 3 të tjerë 21 Shtator 2026, 12:0612:06Kronike

